Connect with us

Sport

FOTO/ “Xhuxhi Messi nuk është më i miri”, Kylian Mbappe “zgjohet” i hakeruar: Londra ta shpif, futbolli kontrollohet nga…

Dita e Kylian Mbappes ka nisur ndoshta në mënyrën më të keqe të mundshme për yllin francez të Real Madridit.

Gjatë natës, kur ai ndoshta ishte duke fjetur, “X” ishte zgjuar dhe llogaria e tij aty ishte hakeruar nga një ose disa persona, identiteti i të cilëve nuk dihet.

Në llogarinë e Mbappes u vunë re disa postime ku shumica e tyre ishin ofenduese ndaj figurave të njohura të futbollit, klubeve dhe madje kishte disa mesazhe politike.

Në postimet e tjera shkruhej: “Mançesteri është i kuq. Londra ta shpif”; “Do të shkoj te Manchester United. Le ta bëjmë në 2028-ën si një transferim të lirë”; “Palestinë e lirë”; “F*ck Izrael”, “Futbolli kontrollohet nga hebrenjtë”, etj.

Në mëngjes, të gjitha këto postime u fshinë, teksa nga ana e francezit ende nuk ka ardhur asnjë shpjegim.

FOTO GALERI
1/12

 

Advertisement