Connect with us

Kronike

Policia tha se autori i vrasjes së Martin ishte i vetëm, por del edhe emri i një personi tjetër…

Prindërit e djalit që ndodhej bashkë më 14-vjeçarin Martin Cani, i cili humbi jetën pas plagëve të marra me thikë, kanë pretenduar se në vendin e ngjarjes nuk ka qenë vetëm autori i dyshuar, por edhe një person tjetër më i rritur.

Pas këtyre aludimeve, policia doli me një njoftim zyrtar kur tha se nuk ka pasur person tjetër, dhe se dyshohet se autor është 14-vjeçari me inicialet M.P..

Ndërkohë mbrëmjen e sotme në studion e Top Story, ekskluzivisht është publikuar proces verbali i mbajtur nga oficeri pas ngjarjes. Në këtë procesverbal, përveç emrit të të miturit, del edhe një tjetër person, me emrin Kledion.

 

Advertisement