Politike
“Krimineli as nuk ka kurajën të shfaqet”/ Rama i zemëruar : Ka hedhur betonin e dynjasë në Theth….

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të hënë pamjet nga aksioni i IKMT në Theth për prishjen e ndërtesave të ndërtuara në mënyrë të paligjshme.
“Ja shikojeni vetë LIVE nga Thethi.
Kjo është fusha e mrekullueshme e Thethit, ku një kriminel – që as nuk ka kurajon të shfaqet ndërkohë që IKMT po zbaton ligjin – ka hedhur betonin e dynjasë për të ndërtuar “fshatin e tij turistik” pa asnjë leje, një krim i shumëfishtë për të cilën një prokurore e quajtur ELSA GJELI, ka refuzuar të hapë çështjen duke hedhur në kosh denoncimin e Policisë së Shtetit
Tani çfarë borxhi i kanë zonjës GJELI, Republika e Shqipërisë, Parku Kombëtar i Thethit, banorët e mrekullueshëm e punëtorë të Thethit, vizitorët e turistët e shumtë dhe gjithë këto forca që kanë zbarkuar sot në Theth, bashkë me taksapaguesit shqiptarë që do të paguajnë tërë këto shpenzime për paga e për karburant, për pastrimin e kësaj katrahure dhe kthimin e qendrës së qytezës magjike në gjendjen e mëparshme?!”, ka shkruar Rama.

