Kronike
Misteri/ Si u vra biznesmeni italian i Tullave në Tepelenë, dëshmitë kontradiktore

Edoardo Sarchi, biznesmeni italian dhe njëohësisht Një italian 44- administrator në një kompani të madhe tullash ‘Tegola Edilcentro’ në Tiranës u gjet i pajetë rreth mesnatës buzë rrugës në fshatin Dilan të Tepelenës. Menjëherë policia ka nisur hetimet për vrasjen misterioze të biznesmenit italian, trupi i të cilit është dërguar për ekspertizë në morgun e Tiranës.
Para se të ndodhte krimi, burmet tregojnë se ai ka qenë në Tepelenë bashkë me shokët e tij për gjueti. Mësohet se personat që e kanë shoqëruar janë Eqerem Braçi dhe dy djemtë e tij, Gazmend dhe Daniel Braçi, ndërsa emri i katërt nuk është zbuluar ende. Bëhet me dije se Braçët kanë banesën e tyre në fshatin Salari, ku italiani ka qëndruar bashkë me ata në shtëpi para se të dilnin për gjueti.
Dy skenare të ndryshme dhe dëshmi kontradiktore!
Polcia ka shoqëruar në komisariat 3 personat, të cilët kanë dhënë dëshmi kontradiktore nga njëra-tjetra para grupit hetimor.
Dëshmia e parë: Para policisë ata janë shprehur se disa persona u kanë bërë pritë në rrugë dhe më pas kanë qëlluar me armë drejt biznesmentit.
Dëshmia e dytë: Ata janë shprehur se italianin e gjetën në rrugë të qëlluar dhe se ai iu vdiq në duar.
Nga këto dy dëshmi, nuk dihet qartë nëse kemi të bëjmë me një vrasje të planifikuar apo një ngjarje aksidentale.
Në fshatin Salari, aty ku ndodhi ngjara nuk ka asnjë kamer sigurie. Por policia ka gjetur 2 armë gjahu në vendngjarje, të cilat janë dërguar për ekzaminim nëse janë bërë qitje prej tyre apo jo. Bashkë me armët si prova do të merren edhe dy automjetet, Volksëageni në pronësi të italianit Edoardo Sarch dhe Landrover Defender në pronësi të njërit prej të shoqëruarve. Po ashtu janë gjetur dhe shenjat e gjakut pranë makinës Land Rover, dhe që përshkojnë një pjesë të vogël të rrugës, duke treguar se italiani është lëvizur nga vendi ku është qëlluar me armë.
Kjo është pista e parë ku policia po heton për krimin e rëndë, ndërsa pista e dytë lidhet me aktiviten që ushtronte biznesmeni italian në Shqipëri.
Kompania Tegola Edilcentro në Laparakë nën adiministrimin e Edoardo Sarchi-t ka sjellë probleme për komunitetin, të cilët kanë protestuar për ndotjen që shkakton në zonë. Por jo vetëm kaq! Financiere e kompanisë është Majlinda Taga, e cila mësohet se është ortake me Gazmend Braçin, djali i Eqerm Braçit në kompaninë “Salaria Gazi” në fshatin Salari të Tepelenës, ku ndajnë gjysmë për gjysmë aksionet!
Lidhur me këtë ngjarje të rëndë policia, grupi hetimor, Prokuroria e Gjirokastrës dhe specialistë të krimeve nga Tirana po punojnë në këto dy pista për të zbuluar shkaqet e vërteta të vdekjes së biznesmenit italian!

