Connect with us

Kronike

“Të shtëna me armë te liqeni”/ Telefonatë që çoi në këmbë Policinë e Tiranës, çfarë ndodhi në të vërtetë

Një telefonatë ka ngritur “alarmin” pasditen e sotme në Policinë e Tiranës, ku sinjalizohej për të shtëna me armë zjarri në afërsi të Liqenit Artificial në kryeqytet.

Burime bëjnë me dije se paraprakisht dyshohet se dy persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin për shkak të vendit të parkimit, ku një automjeti dyshohet se i është thyer xhami me send të fortë.

Në momentin kur uniformat blu kanë shkuar në vendin e ngjarjes, nuk kanë gjetur asnjë gëzhojë dhe ende nuk është konfirmuar nëse ka patur të shtëna me armë zjarri apo jo.

Në vijim pritet të zbardhen më shumë detaje rreth kësaj ngjarje.

Advertisement