Connect with us

Politike

DREJTESIA PER BALLUKUN MES DY ZJARRESH

Edi Paloka, e cilësoi cështjen si një “lojë të koordinuar” mes qeverisë, Gjykatës Kushtetuese dhe Kuvendit, me synim mbrojtjen e zëvendëskryeministres. Sipas Palokës, institucionet po “ia kalojnë topin njëri-tjetrit” për të zvarritur procesin dhe për të shmangur marrjen e një vendimi. Ai argumenton se kjo strategji dëshmon një ndërveprim të dyanshëm mes pushtetit ekzekutiv dhe atij gjyqësor. Paloka pretendon se Gjykata Kushtetuese ndodhet “mes dy zjarreve”: nga njëra anë presioni i kryeministrit Rama dhe nga ana tjetër, presioni nga faktori ndërkombëtar.
Në këtë kontekst, deputeti demokrat zbuloi se edhe vizita e fundit e Ministrit të Jashtëm gjerman në Tiranë ka pasur lidhje direkte me çështjen “Balluku”, edhe pse takimet u mbajtën konfidenciale. Sipas tij, ky presion ndërkombëtar është arsyeja pse Gjykata Kushtetuese heziton të marrë një vendim dhe preferon “ta kalojë topin” te Komisioni i Mandateve në Kuvend.
Paloka theksoi se zvarritjet janë artificiale dhe në shkelje të afateve ligjore. Ai shpjegoi se çështja në Gjykatën Kushtetuese (kushtetutshmëria e pezullimit) dhe ajo në Kuvend (heqja e imunitetit) janë dy procese të ndryshme ligjore, por po lidhen në mënyrë të qëllimshme për të blerë kohë. Më tej, ai paralajmëroi se Komisioni i Mandateve ka një afat kohor ligjor prej rreth tre muajsh për të vendosur. Nëse ky afat tejkalohet, kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit bie automatikisht. Më tej, Paloka u shpreh se duke marrë parasysh deklaratën publike të Kryeministrit Rama se “nuk do ta lëshojë Ballukun”, e vetmja rrugë për SPAK është të veprojë në mënyrë të pavarur, pasi vullneti politik për të lejuar hetimin mungon qartësisht.
Paloka:
Jo, në qoftë se SPAK-u do të bënte këtë gjë thatë ju, në fakt do të reshtohej edhe ai në, në këtë grupin Rama-Gjykatë Kushtetuese, sepse praktikisht veprimet e Gjykatës Kushtetuese dhe të Ramës, sepse vërtetë është Niko Peleshi si kryetar kuvendi që i shpall këto vendime për shtyrje, po të gjithë e dimë që Niko Peleshi bën vetëm çfarë i urdhëron Rama.
Dhe e gjithë kjo lojë që ngjan më tepër si ajo lojë e kungulleshkave dikur, që ja kalojnë topin njëri-tjetrit, nuk po bën gjë tjetër veçse po ju qartëson edhe atyre që mund të kenë pasur dyshime, që domethënë ka një ndërveprim të dyanshëm të Gjykatës Kushtetuese me pushtetin, por njëkohësisht, mund të duket pak paradoksale, po kështu po ndodh, ka dhe një lënie topi që i bëjnë njëri-tjetrit.
Gjykata Kushtetuese e shtyn, sepse nuk guxon, si e shoh unë të paktën, që të marrë përsipër këtë barrë. Edhe ajo e vë midis dy zjarreve, nga një krah Rama, që duket që ka kontrollin e tij në Gjykatën Kushtetuese, po nga ana tjetër është dhe presioni ndërkombëtar, përveç opozitës, të cilët duket se këta institucione të drejtësisë nuk është se e pyesin shumë në këto raste.
Po duket që është presioni ndërkombëtar në krahun tjetër. Dhe ju i dini të gjithë takimet që janë zhvilluar edhe direkt me anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, po dhe takime që janë zhvilluar edhe këto ditë, lidhur direkt me çështjen Balluku. Dhe ministri i jashtëm gjerman, pavarësisht se nuk ka pasur deklarata publike dhe unë po ju them diçka mbase që nuk do të ishte mirë të bëhej publike, por edhe vizita e tij ka pasur lidhje me çështjen Balluku.
Dhe nuk po hyj në detaje të mëtejshme, meqënëse ai vetë takimet i ka pasur konfidenciale dhe nuk ka dashur të bëjë asgjë publike. Por po ju them vetëm kaq, që edhe vizita e ministrit të jashtëm gjerman kishte të bënte me çështjen Balluku. Pra, Gjykata Kushtetuese duke e kthyer dhe njëherë tek diskutimi që kishim, duket që është midis dy zjarreve. Dhe ndërkohë, preferon ta lëjë topin, ta kalojë topin tek Komisioni i Mandateve.
Pra, datat e këtyre kanë, kanë lëvizur në varësi të njëra-tjetrës. Shty Gjykata Kushtetuese, shty parlamenti, komisionin e mandateve. E njëjta gjë ndodhi sot pra. Meqënëse Gjykata Kushtetuese nuk mori vendim dje, pardje kur e kishte datën, sot Niko Peleshi u detyrua, thashë me urdhër të Edi Ramës, të shtyjë dhe njëherë për një afat të pacaktuar komisionin e mandateve, ndërkohë që xha, domethënë që në këtë moment i ka të shkelura afatet dhe detyrimet ligjore. Për më tepër ka dhe një limit kohor Komisioni i Mandateve. Mos gaboj rreth tre muaj, që nëse nuk merr një vendim, atëherë automatikisht bie kërkesa e SPAK-ut në këtë rast për Ballukun. Pra, kemi këtë lojë. Ku hyn SPAK-u dhe ç’do bëjë SPAK-u në këtë rast? SPAK-u ka vetëm një mënyrë.

Domethënë që të thuash që nuk po e kupton se çfarë po luhet, aq më tepër që Rama është shprehur tashmë publikisht se nuk do ja lëshojë Ballukun dhe nuk kishte nevojë domethënë edhe gjithë kjo loja që jo po të marrë vendim Gjykata Kushtetuese, pastaj të mblidhet komisioni i mandateve, që në fakt nuk kanë, edhe dy kërkesat nuk kanë lidhje fare me njëra-tjetrën, përveç emrit Ballukut, sepse në Gjykatë Kushtetuese diskutohet a është apo jo kushtetues pezullimi i Ballukut, ndërsa komisioni i mandateve duhet të marrë vendim për kërkesën që prokuroria i ka bërë parlamentit për heqjen e imunitetit. Pra, thashë, përveç emrit të Ballukut dhe çështjes për të cilën bëhet fjalë, të dy rastet nuk kanë asnjë lidhje me njëri-tjetrin. Pra, edhe ky kalimi i topit është krejtë artificial.
Advertisement