Sport
Juventusi vendos çmimin për Edon Zhegrovën/ Ylli i Kosoves del në merkato
Pas një sezoni zhgënjyes në Torino, duket se Edon Zhegrova do të largohet nga Juventus-i verën e ardhshme.
Sipas raportimeve nga “Calciomercato”, “Zonja e Vjetër” e ka vendosur çmimin për shitjen e tij: 11.4 milionë euro.
Pas 445 minutash lojë pa asnjë kontribut në gol, Zhegrova po etiketohet si një nga zhgënjimet më të mëdha të sezonit.
Në këto ndeshje, Zhegrova tregoi se ka teknikë të mirë, me lëvizje që janë më shumë në stil të lirë sesa futbolli, por me shumë pak efektivitet, të kombinuara me një aftësi të dobët për të interpretuar ndeshjet nga niveli taktik dhe një prirje edhe më të mangët për mbrojtje.
Dy momente të veçanta mbeten në kujtesë: një humbje e kushtueshme e topit gjatë përpjekjes për një driblim në Juventus 2-1 Roma, gjë që çoi në një gol për kundërshtarin, dhe mbi të gjitha humbja e shansit për të shënuar në Juventus 3-2 Galatasaray, me bardhezintjë që kryesonin 3-0.
Tani, në Torino janë duke bërë llogaritë. Zhegrova u transferua për 14.3 milionë euro fikse, plus 3-4.2 milionë euro në bonuse dhe kostot e operacionit. Pas një viti në stadiumin “Allianz”, vlera e tij, në mënyrë që Juventus-i të mos dal me humbje nga ky operacion është 11.4 milionë euro.
Everton-i është aktualisht i vetmi klub i lidhur me një transferim të mundshëm të Edonit.