Kosova
Vuçiç qëllon në qiellin gjeopolitik por nuk prodhon bubullima, vetëm se rënkon
Raporti i ri i Departamentit të Shtetit mbi gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor tregon për një pasivizim pragmatik në sferën e politikës dhe aktivizim në aspektin e ekonomisë, veçanërisht energjisë – komentoi analisti i njohur Boshko Jaksiç
Sipas tij, SHBA-të po braktisin politikën e ndërtimit të shtetit dhe ndërhyrjes në rajon, dhe ky është një nga mesazhet kryesore të dokumentit të fundit që u publikua, i cili ka të bëjë me vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Serbia dhe Kosova do të duhet të normalizojnë marrëdhëniet – megjithëse në dokument nuk përmendet njohja reciproke.
Do të ketë mbështetje vetëm nëse kjo përparon drejt interesave amerikane” – deklaroi Jaksic, duke theksuar se ‘Uashingtoni në mënyrë të dukshme nuk e përmend integrimin evropian të rajonit’.
“Vuçiç po qëllon në qiellin gjeopolitik dhe as nuk prodhon bubullima, vetëm se rënkon” – tha analisti per median serbe Danas.
‘Mesazhi është i qartë dhe përputhet me atë që tha i dërguari i Trump për misione speciale, Richard Grenell, në fillim të vitit: Serbia duhet të ndjekë rrugën amerikane, jo atë evropiane. Në versionin amerikan të stabilizokracisë së Angela Merkel, nuk ka “shpëtim dhe rindërtim”, nuk ka këmbëngulje në zhvillimin e demokracisë. Mbizotëron qasja biznesore e Trump ndaj politikës së jashtme me theks në interesat amerikane’ – potencoi Boshko Jaksiç