Connect with us

Politike

“Gonoooo…”/ Zegjine Çaushi shpërthen ndaj Shehajt: More dokument sekret….

Deputetja e Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi, ka reaguar ashpër në rrjetet sociale pas incidentit të raportuar në Kuvend, ku Agron Shehaj u pa në një video duke marrë një kopje të marrëveshjes së klasifikuar për huanë amerikane.

Përmes një postimi në Facebook, Çaushi akuzon Shehajn për shkelje të rregullave të Kuvendit dhe sjellje arrogante, duke e cilësuar të papranueshme mënyrën se si, sipas saj, ai ka vepruar.

“Gonoooo, Kuvendi i Shqipërisë nuk është shtëpia jote që të hysh e të dalësh si të duash, duke shkelur rregullat e duke u sjellë me arrogancë.”

Deputetja socialiste pretendon se Shehaj ka hyrë në një zyrë të Kuvendit, ka ofenduar një punonjës, ka përdorur forcë dhe ka marrë pa autorizim një dokument të klasifikuar si sekret shtetëror.

Në reagimin e saj, Çaushi thekson se veprime të tilla nuk duhet të justifikohen politikisht dhe kërkon që rasti të trajtohet sipas ligjit.

“Shteti ligjor nuk funksionon me forcë, presion apo spektakël. Askush nuk është mbi ligjin dhe çdo veprim i tillë duhet të hetohet e të trajtohet sipas ligjit, jo të justifikohet politikisht,” shkruan ajo.

Reagimi i Zegjine Çaushit vjen në kulmin e debatit politik për procedurën e shqyrtimit të marrëveshjes së huasë prej 302 milionë dollarësh nga SHBA për pajisje ushtarake dhe incidentin e raportuar brenda ambienteve të Kuvendit.

Advertisement