Connect with us

Kronike

“Porsche” përplas një vajzë në vijat e bardha (PAMJE NGA VENDNGJARJA)

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në rrugën Transballkanike të Vlorës.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur pranë ish-Hipotekës, ku një automjet tip “Porsche”, me ngjyrë të bardhë, ka përplasur një vajzë teksa ajo po kalonte në vijat e bardha.

E reja është transportuar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa deri më tani nuk ka të dhëna zyrtare për gjendjen e saj shëndetësore.

Dëshmitarë në vendngjarje kanë deklaruar se automjeti dyshohet se ka kaluar semaforin me dritë të kuqe, rrethanë që mund të ketë çuar në aksident. Megjithatë, shkaku i ngjarjes pritet të përcaktohet nga hetimet.

Policia ende nuk ka dalë me një njoftim zyrtar për aksidentin, ndërsa pritet të sqarojë rrethanat dhe përgjegjësitë e ngjarjes.

Video Credits: Vlora.Info 

Advertisement