Connect with us

Politike

Kuvendi rikthehet në punë/ Deputetët nisin sesionin e ri me himnin kombëtar

Pas rreth një muaji pushime, deputetët janë rikthyer në Kuvend për nisjen e sesionit të ri parlamentar.

Seanca e parë plenare nisi me ekzekutimin e himnit kombëtar, në prani të deputetëve në sallën e Kuvendit.

Rikthimi i deputetëve në Parlament vjen në një klimë të tensionuar politike, ndërsa jashtë godinës është paralajmëruar edhe zhvillimi i një proteste qytetare.

Seanca e sotme shënon rikthimin zyrtar të aktivitetit parlamentar, me mazhorancën dhe opozitën që pritet të përballen me një sërë çështjesh të nxehta politike gjatë sesionit të ri.

Advertisement