✦
Thinking ...
Connect with us

Pinknews

Videot intime dhe media/ Sidorela Gjoni: Sa të mbrojtur jemi nga kjo çmenduri kolektive?

Gazetarja dhe moderatorja e “Shqipëria Live”, Sidorela Gjoni, ka reaguar lidhur me videot intime që kanë qarkulluar ditët e fundit në rrjet, ku pretendohet se përfshihen edhe personazhe publike.

Gjoni tha se media nuk duhet të bëhet pjesë e shpërndarjes apo komentimit të jetës intime të personave të rritur, duke theksuar se fokusi gazetaresk duhet të jetë te rastet kur materialet private përdoren për shantazh, kërcënim apo për të denoncuar një shkelje.

“Ne nuk kemi pse dhe si të komentojmë video të personave të rritur në intimitetin e tyre”, u shpreh moderatorja, duke argumentuar se ka vend për raportim dhe verifikim në momentin kur ndërhyjnë autoritetet ose kur materialet përdoren si mjet presioni.

Deklarata e plotë: “Jam e bindur që ditën e djeshme shumëkush nga ju priti që të trajtonim temën e videoskandaleve. Megjithatë, pamë të arsyeshme dhe menduam se dje nuk kishim çfarë të komentonim.

Sepse, duke njohur të gjithë forcën që Shqipëria Live ka dhe media në vetvete, nuk kemi pse dhe si të komentojmë video të personave të rritur në intimitetin e tyre.

Por po, ka vend për të komentuar, sqaruar, për të denoncuar në momentin që këta persona kanë realizuar një shkelje, ndoshta njëra palë, ndoshta një tjetër. Ne kemi çfarë të komentojmë kur ndërhyn policia, ne kemi çfarë të komentojmë në momentin që kjo këtu nuk përdoret më si mjet komunikimi, por si pistoletë.

Sot të gjithë kanë kuptuar që janë të shantazhueshëm. Sot ka persona të cilët kërcënojnë me fakte apo pa fakte, me prova të vërteta apo jo, me sajesa dhe janë duke përdorur imazhe, figura publike dhe jo vetëm, në forma nga më të shëmtuarat. Janë duke i shantazhuar drejtpërdrejt me anë të një postimi në portale amatore, anonime, me një foto IA apo jo.

Ku po shkojmë?

Sa të shqetësuar jemi?

Sa duhet ta frenojmë këtë gjë dhe sa përgjegjësi ka çdokush për veprimet që kryen?

E gjitha kjo duke marrë shkas nga ajo për të cilën jam e bindur, ju të gjithë keni diskutuar 48 orët e fundit.

Po e sqaroj që në fillim: këtu nuk jemi për të gjykuar asnjë njeri, as për të sulmuar askënd dhe, absolutisht, zonjat të cilat sot po përmenden kudo me anë të videove të shpërndara pa të drejtë kudo në faqe për të rritur, nuk janë sot më pak grua apo më pak artiste, se të gjithë kanë fituar të drejtën të shprehin mendimin e tyre në rrjet.

Si duhet ta frenojmë këtë gjë dhe sa përgjegjësi ka çdokush për veprimet që kryen? E gjitha kjo duke marrë shkas nga ajo për të cilën jam e bindur ju të gjithë keni diskutuar 48 orët e fundit. E para njëherë po e sqaroj që në fillim, këtu nuk kemi as për të gjykuar asnjëri, as për të sulmuar askënd.

Dhe absolutisht zonjat të cilat sot po përmenden kudo me anë të videove të shpërndara pa të drejtë kudo në rrjetet sociale dhe kudo në faqe, për të rritur, nuk janë sot më pak gra apo më pak artiste, se të gjithë kanë fituar të drejtën të shprehin pa frena mendimin e tyre në rrjetet sociale.

Ndaj kujdes me çdo koment që lëshoni ndaj disa zonjave të cilat kanë qenë pre dhe viktima në gjithë këtë histori. Po pse e them këtë do ta sqarojmë në vijim. Pse realisht flitet dhe po hetohet se janë viktima të kësaj historie, dhe sa të mbrojtur jemi të gjithë nga e gjithë kjo çmenduri kolektive kudo në rrjetet sociale dhe jo vetëm në shoqërinë shqiptare.

Do ndalemi një nga një të flasim për gjithçka ka ndodhur, sa i takon videoskandalit, videove intime, videove ku njerëz adult kryejnë marrëdhënie, dhe më pas këto video shpërndahen në rrjet. Çfarë ka ndodhur hap pas hapi? Nuk do flasim për intimitetin.

Nuk do flasim për banalitetin, vulgaritetin, për cilën besoj e keni parë kudo në rrjetet sociale. Sot do flasim për ato që realisht pretendohet se mund të ketë ndodhur. Hetimet kanë nisur. Adrian Hila është marrë në pyetje. Ka një video me të cilën do doja të nisja sot Shqipëria Live.

Një video që ndoshta i jep përgjigje pyetjes së të gjithëve. Si u xhiruan këto video? Pse u xhiruan? Dhe si u përdorën? Ka një moment, një fragment në një nga shumë video që qarkulluan ku një person, palë e tretë e pyet zotërinë, i cili mendohet të jetë pronari i këtyre videove: Po më filmon?”.

Advertisement