Pinknews
“Ne shqiptarët kemi lindur vetëm për të sharë”/ Agron Llakaj komenton videot intime
Aktori i njohur ishte i ftuari i parë i këtij sezoni në emisionin “Goca dhe Gra”, ku diskutoi me moderatoret edhe për videot intime të disa personazheve publikë, të cilat janë shpërndarë së fundmi në rrjetet sociale.
Duke qenë se njeh nga afër disa prej personave të përfshirë, Llakaj u shpreh se situata ka marrë përmasa që, sipas tij, tejkalojnë një ngjarje që mund të trajtohet thjesht si lajm.
“Mendoj se për natyrën si ndodhi, e kaloi parametrin e një ngjarje që mund ta komentosh.”
Aktori kritikoi gjithashtu mënyrën se si është reaguar në rrjetet sociale, duke u ndalur te gjuha e përdorur dhe komentet e shumta ndaj personave të përfshirë.
“Unë nga natyra jam anti-popullor, mendoj se ne shqiptarët kemi lindur vetëm për të sharë. Më duket se jemi një popull i nevrikosur.”
Llakaj theksoi se njohja personale me disa prej personave e bën edhe më të vështirë për të dhënë një koment të drejtpërdrejtë mbi ngjarjen.
“Kam konflikt interesi se i njoh personat, është jashtë çdo imagjinate. Nuk do kisha dashur që një koment i imi të zinte një vend në këtë emision ‘Goca dhe Gra’. E jashtëzakonshme, shumë e rëndë, no comment më vjen të them.”
Në fund, aktori zgjodhi ta mbyllte reagimin me një apel për më shumë mirësi dhe më pak urrejtje në shoqëri.
“Më shumë ka urrejtje se dashuri. Jetën një herë na e jep Zoti, falni më shumë dashuri, mirësi, larg urrejtjes, thotë Aurela Gaçe”, u shpreh Agron Llakaj.