✦
Thinking ...
Connect with us

Politike

SOT ‘NDESHJA’ PER PAKETEN FISKALE DHE BUXHETIN, BERISHA ME 12 MUNGESA NE ‘FUSHEN’ E KUVENDIT

Sot Kuvendi do të mblidhet në seancë plenare në orën 10:00 për të shqyrtuar në parim projekt/buxhetin e vitit 2027 dhe paketën fiskale, të miratuara më herët në komisionet parlamentare. Seanca pritet të zhvillohet në një klimë tensioni politik, pasi opozita do të përfaqësohet me një numër të reduktuar deputetësh. Janë 12 deputetë të Partisë Demokratike të përjashtuar përfshirë shefin e grupit parlamentar Gazment Bardhi dhe sekretarin e përgjithshëm Flamur Noka. Ndërkohë një ditë më parë Sali Berisha deklaroi se Partia Demokratike do të votojë kundër projekt-buxhetit. Sipas tij buxheti u hartua tërësisht në fshehtësi dhe nuk u konsultua.

Të njëjtin qëndrim mbajti edhe për paketën fiskale, ku sipas tij është kundër qytetarëve, biznesit të vogël, por edhe investimeve të huaja.

“Ky buxhet paraqitet në Kuvend në mënyrën më tipike si buxhet i një narkoshteti. Është përgatitur në fshehtësinë më të madhe sikur të ishte dokumenti më sekret i shtetit, jo dokumenti me implikacione direkte, implikacione të mëdha në xhepat e të gjithë qytetarëve shqiptarë. Asnjë konsultim siç parashikon ligji. Injorim total i qytetarëve, injorim total i biznesmenëve dhe vendosje e një pakete nga e cila përfiton një grusht njerëzish dhe ndëshkohen në një mënyrë apo në një tjetër qytetarët shqiptarë dhe bizneset shqiptare”, tha Berisha dje.

Buxheti i vitit të ardhshëm kap vlerën 10 miliardë lekë. Pasi të miratohet në parim në Kuvend, buxheti rikthehet sërish në komision për shqyrtim nen për nen, e për të kaluar sërish në Parlament për miratimin në tërësi.

Rendi i ditës së seancës plenare:
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 29.10.2026.
2. Njoftime.
3. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 29/2023, ‘Për tatimin mbi të ardhurat’, të ndryshuar”.
4. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 92/2014, ‘Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar”.
5. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008, ‘Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar”.
6. Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008, ‘Për taksat kombëtare’, të ndryshuar”.
7. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 61/2012, ‘Për akcizat në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar”.
8. Projektligji “Për buxhetin e vitit 2027”.
9. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 22/2018, ‘Për strehimin social’, të ndryshuar”.
10. Projektvendimi “Për një ndryshim në vendimin nr. 169/2026 të Kuvendit ‘Për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për fazën e dytë të Reformës Administrativo-Territoriale në Republikën e Shqipërisë’”.
11. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

lajm ne perditesim…

Advertisement