✦
Thinking ...
Connect with us

Aktualitet

Konfirmohet një rast me malarie në Shqipëri, pacienti i huaj i izoluar në Infektiv

Një rast me malarie është konfirmuar në Shqipëri.

Bëhet fjalë për një shtetas të huaj, i cili ndodhet i shtruar dhe i izoluar në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive, ku po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Sipas informacioneve paraprake, gjendja shëndetësore e pacientit po monitorohet nga stafi mjekësor.

Ndërkohë, dyshohet edhe për një rast të dytë, por deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar.

Rasti i regjistruar rikthen vëmendjen te malaria, një sëmundje infektive që nuk transmetohet në mënyrë endemike në Shqipëri prej disa dekadash.

Rastet e konstatuara ndër vite kanë qenë kryesisht të importuara nga persona që kanë udhëtuar në vende ku kjo sëmundje është e përhapur.

Malaria transmetohet përmes pickimit të mushkonjave të infektuara dhe shfaqet me simptoma si temperaturë e lartë, të dridhura dhe dhimbje koke.

Nëse nuk diagnostikohet dhe trajtohet në kohë, ajo mund të shkaktojë komplikacione të rënda shëndetësore.

Advertisement