✦
Thinking ...
Connect with us

Politike

Buxheti 10 miliardë euro/ Demo: Rritja e ekonomisë të ndihet në çdo familje shqiptare

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, ka prezantuar disa nga masat që parashikohen në projektbuxhetin e vitit 2027, i cili kap vlerën e mbi 10 miliardë eurove. Sipas tij, synimi është që rritja ekonomike të përkthehet në më shumë mbështetje financiare për familjet shqiptare, lehtësim të shpenzimeve të përditshme dhe përmirësim të sigurisë publike.

Demo bëri të ditur se projektbuxheti parashikon dyfishimin e bonusit mujor për pensionistët, ndërsa familjet e reja do të përfitojnë bonusin e bebeve çdo muaj deri në moshën 5 vjeç të fëmijës. Në paketën e mbështetjes përfshihet edhe dyfishimi i ndihmës për fëmijët me aftësi të kufizuara.

Një tjetër masë e përmendur nga ministri është rritja e bursave për studentët në nevojë, nga 10 mijë në 25 mijë lekë. Gjithashtu, parashikohet lehtësim i tatimit mbi pagën për shtresën e mesme, me qëllim rritjen e të ardhurave që mbeten në dispozicion të familjeve.

Duke folur për sigurinë publike, Demo theksoi se fondet për Ministrinë e Punëve të Brendshme do të rriten, duke mundësuar investime në teknologji, pajisje dhe përmirësimin e kushteve të punës për Policinë e Shtetit.

Ministri u shpreh se suksesi ekonomik nuk duhet të matet vetëm me madhësinë e buxhetit, por edhe me ndikimin që ai ka në jetën e qytetarëve, nga pensionet dhe pagat deri te mundësitë për fëmijët dhe siguria e familjeve.

 

Advertisement