✦
Thinking ...
Connect with us

Sport

Europa League/ Juventusi shpartallon Omonian, bardhezinjte me një kembe drejt kualifikimit

Juventusi vijon marshimin në Europa League. “Zonja e Vjetër” regjistroi një fitore bindëse në raundin e pestë të kompeticionit, duke mposhtur me rezultatin 4-1 Omonia Nicosian dhe duke bërë një tjetër hap të rëndësishëm drejt kualifikimit.

Sfida nuk nisi në mënyrën më të mirë për bardhezinjtë, të cilët u gjendën në disavantazh që në minutën e 16-të. Satka përfitoi nga një dalje e gabuar e portierit Neto, duke kaluar skuadrën qipriote në epërsi.

Megjithatë, reagimi i të besuarve të Luciano Spallettit nuk vonoi. Në minutën e 37-të, Cambiaso riktheu baraspeshën, ndërsa vetëm gjashtë minuta më vonë, Ekhator kompletoi përmbysjen, duke bërë që Juventusi ta mbyllte pjesën e parë në avantazh 2-1.

Bardhezinjtë vijuan të ushtronin presion edhe pas pushimit. Francisco Conceição shpërdoroi një mundësi të mirë për të trefishuar shifrat, ndërsa tentativa e Jérémie Boga përfundoi në rrjetën e jashtme.

Portugezi Conceição korrigjoi gabimin në minutën e 68-të, duke gjetur rrugën e rrjetës për rezultatin 3-1. Juventusi nuk e uli ritmin dhe vulosi triumfin me golin e katërt, të realizuar nga Jérémie Boga.

Me këtë fitore, “Zonja e Vjetër” ngjitet në kuotën e 13 pikëve, pozicionohet në vendin e dytë të renditjes dhe i afrohet gjithnjë e më shumë objektivit të kualifikimit.

Advertisement