✦
Thinking ...
Connect with us

Politike

“Rron or’rron e s’vdes shqiptari”, urimi i Spiropalit për Pavarësinë së bashku me fëmijët e saj

Deputetja Elisa Spiropali ka zgjedhur një mënyrë simbolike për të uruar shqiptarët me rastin e 114-vjetorit të Pavarësisë. Përmes një publikimi në rrjetet sociale, ajo ka ndarë një moment me dy fëmijët e saj, me të cilët ka recituar vargje nga poezia “Trashëgimtari” e poetit Lasgush Poradeci.

Në mesazhin e saj, Spiropali ka veçuar vargun “Rron or’rron e s’vdes shqiptari”, duke e shoqëruar publikimin me urimin “Gëzuar”, në nderim të kësaj feste kombëtare.

Advertisement