Connect with us

Aktualitet

Arrestimi i Ahmetaj/ Hetuesit e SPAK zbërthyen qindra telefonata e mesazhe me Mirel Mërtirin

Dosja e SPAK/ ‘O la” … tigre, i madh’ hetuesit zbërthyen telefonin e ish bashkëshortes, zbulohen qindra telefonata e mesazhe të Arben Ahmetajt me Mirel Mërtirin

1688980828_arbenahmetaj.jpegTelefoni i ish bashkëshortes së Ahmetaj ka qenë prova ‘bingo’ për prokurorët pasi në atë telefon janë zbërthyer mijëra mesazhe dhe telefonata që janë bërë dhe që prokuroria mbështet akuzat për të cilën kërkon arrestimin e Arben Ahmetajt.Gazetarja e NTV.AL informon se SPAK ka gjetur një telefon blackbarry në shtëpine  ish bashkëshortes së tij.Aparati ka qenë në përdorim nga Arben Ahmetaj. Aparati është hapur dhe është konstatuar se një pjesë e madhe e komunikimeve është fshirë por ekspertët okanë arritur të rikuperojnë bisedat.

Rezulton se nga data 21 korrik 2012 deri ne 10 tetor 2012, pra në gati tre muaj ka patur 138 komunikime telefonike dhe 3287 mesazh mes Ahmetaj dhe Mertirit

Nga komunikimet ndërmjet tyre ndër të tjera rezultoi se bashkëbiseduesit kanë një raport tepër miqëor pasi në bisedat e tyre përdoren fjalet si: “O la” (nenkupton vella), fratelo, tigre, i madh etj

Në njërin nga komunikimet e tjera te zbardhura në shtator 2012 Ahmetaj i kërkon Baftjar Zeqos, atëherë kryetar i bashkisë Fier që të ulen për kafe ata të dy me Mertirin. Sipas SPAK kjo provon lidhjen e hershme mes të dyve e cila është forcuar pas 2014 kur PS erdhi ne pushtet dhe Ahmetaj mori postin e ministrit të Ekonomisë.

Aktualitet

“Po iki të qetësohem”, çfarë i tha Alma kunatës para se të kryente aktin e rëndë

Prokuroria e Shkodrës ka regjistruar procedimin penal ndaj Erdgys Arrazit, i akuzuar për “Shkaktim të vetëvrasjes”.

Kujtojmë që dy ditë më parë një lajm i rëndë tronditi mbarë opinion publik pasi Alma Arrazi në gjendje të rënduar psikologjike u hodh në lumin Bunë bashkë me fëmijët e saj 9,8 dhe 3-vjeç.

Fillimisht ata u raportuan të humbur nga bashkëshorti, por në mbrëmjen e së shtunës një peshkatar ka njoftuar policinë për gjetjen e një trupi të pajetë në lumë.

Ndërkohë gjatë ditës së sotme janë gjetur edhe trupi i vajzës 8-vjeçari, ndërkohë vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të nënës dhe fëmijës 3-vjeçar.

Deri në këtë faze janë krijuar dyshime të arsyeshme bazuar në prova se shtetasi E.A., si rrjedhojë e dhunës psikologjike të vazhdueshme ndaj bashkëshortes së tij, shfaqur në formën e ofendimeve të vazhdueshme dhe tradhtisë bashkëshortore, duke prekur rëndë dinjitetin e saj, ka shkaktuar vetëvrasjen e shtetases Alma Arrazi, e cila në gjendje të rënduar psikologjike dyshohet të jetë hedhur në lum bashkë me tre fëmijët e mitur.

Gjithashtu bëhet e ditur se Alma Arrazi para se të kryente aktin e rëndë ka qenë në shoqërinë e kunatës së saj, të cilës i ka thënë se do të shkonte disa ditë në shtëpinë e vëllait të saj për tu qetësuar.

Njoftimi i Prokurorisë:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër ka regjistruar procedimin penal nr. 511/2024, mbi bazën e materialeve procedurale të përcjella nga Komisariati i Policisë Shkodër, referuar për kryerjen e veprës penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”, parashikuar nga neni 99 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit E.A.

Nga të dhënat e akteve të hetimit deri në këtë fazë, ka rezultuar se në datën 03.05.2024, rreth orës 17:30, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Shkodër, shtetasi E.A., i cili ka kallëzuar largimin nga banesa të bashkëshortes së tij A.A., bashkë me tre fëmijët e tyre të mitur. Në lidhje me këtë fakt janë marrë deklarimet e personave që kanë dijeni për ngjarjen, nga ku ka rezultuar se në datën 02.05.2024, pasdite, shtetasja A.A. me fëmijët e mitur, ka shkuar për të pirë kafe me kunatën V.P., në lagjen “Iliria” Shkodër. Aty kanë qëndruar për rreth dy orë dhe më pas kanë dalë jashtë, ku shtetasja A.A. i ka thënë shtetases V.P. se do ta merrte prej aty vëllai i saj me taksi, pasi do shkonte një jave tek shtëpia e tij që të qetësohej. Më pas është ndarë nga kunata, ku shtetasja A.A. bashkë me tre fëmijët, ka ecur në trotuarin e rrugës që të çon te “Ura e Bunës” së vjetër, në drejtim të “Kishës së Zojës”, Shkodër.

Janë administruar pamje filmike të marra nga lokali në lagjen “Iliria”, Shkodër, ku dallohet momenti që shtetasja A.A. del me kunatën e saj. Më pas, duket shtetasja A.A. së bashku me 3 fëmijët e saj, duke vazhduar rrugën në drejtim të “Urës së Bunës”, në anën perendimore, ndërsa kunata e saj vazhdon nga ana lindore. Dalja nga lokali është në orën 20:10 të datës 02.05.2024.

Në vijim nga ana e shërbimeve të policisë është bërë shpallja në kërkim policor e shtetasve A.A. e datëlindjes 15.11.1985, E.A. e datëlindjes 20.10.2015, G.A e datëlindjes 17.09.2015 dhe A.A. i datëlindjes 27.03.2021. Rezulton se në datën 04:05.2024 rreth orës 22:00, shërbimet e policisë janë njoftuar se ështe gjetur trupi i pa jetë i një fëmijë të mitur, në anë të lumit Buna në fshatin Darragjat, Njesia Administrative Dajç, identifikuar si shtetasja E.A. e datëlindjes 20.10.2015. Është bërë kqyrja e kufomës së shtetases E.A. në prani të mjekut ligjor, ku nga kqyrja e jashtme nuk janë kosntatuar shenja dhune. Është vendosur kryerja e ekspertimit mjeko-ligjor për shtetasen E.A., me qëllim përcaktimin e dëmtimeve që konstatohen në trupin e viktimës dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Nga ana e policisë gjyqësore është ushtruar kontroll banese shtetasit E.A., ku nuk janë konstatuar sende të paligjshme.

Deri në këtë faze janë krijuar dyshime të arsyeshme bazuar në prova se shtetasi E.A., si rrjedhojë e dhunës psikologjike të vazhdueshme ndaj bashkëshortes së tij, shfaqur në formën e ofendimeve të vazhdueshme dhe tradhtisë bashkëshortore, duke prekur rëndë dinjitetin e saj, ka shkaktuar vetëvrasjen e shtetases A.A., e cila në gjendje të rënduar psikologjike dyshohet të jetë hedhur në lum bashkë me tre fëmijët e mitur.

Në këto kushte është kryer ndalimi i shtetasit E.A., si i dyshuar per kryerjen e veprës penale “Shkaktimi i vetëvrasjes” parashikuar nga neni 99 i Kodit Penal.

Vijojnë hetimet me qëllim këqyrjen e të gjitha pamjeve filmike të kamerave përreth vendit të ngjarjes me qëllim zbulimin e itenerarit të shtetases A.A. dhe fëmijëve të mitur, vijon pyetja e personave që kanë dijeni për ngjarjen dhe kryerja e hetimeve të tjera me qëllim për të grumbulluar të dhëna të nevojshme lidhur me zbardhjen e plotë të rrethanave të faktit penal dhe për individualizimin e përgjegjësisë penale.

Continue Reading

Aktualitet

Sherr në një lokal në Sarandë, 44-vjeçari godet me sende të forta bashkëmoshatari

SARANDË-Njoftimi i plotë:

Komisariati i Policisë Sarandë shpalli në kërkim shtetasin E. G., 44 vjeç, banues në Sarandë, pasi ka bërë kallëzim shtetasi H. B., se 44-vjeçari e ka goditur me sende të forta, në ambientet e një lokali, në lagjen nr.1. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për adminitratoren e lokalit, shtetasen M. Ç., 26 vjeçe, pasi dyshohet se ka fshirë pamjet filmike të ngjarjes. Punohet për kapjen e 44-vjeçarit.

Continue Reading

Aktualitet

Kërkoi leje për të marrë pjesë në varrimin e vajzës, prokuroria refuzon kërkesën e Ergys Arrazit

Ergys Arrazi, babai i tre fëmijëve dhe gruas së tij të mbytur në ujërat e lumit Buna, mesditën e sotme ka kërkuar leje për të marë pjesë në ceremoninë e varrimit të vajzës së tij, Ergesa.

9-vjeçarja Ergesa, është e vetmja që një ditë më parë u gjend krejt rastësisht në ujë nga një peshkatar i zonës i cili njoftoi më pas policinë e Shkodrës.

Babai i Ergesës, Erdgys Arrazi, i cili momentalisht ndodhet i arrestuar ka kërkuar disa orë lejë në policinë lokale, me qëllim për t’u shoqëruar në ceremoninë e varrimit të vajzës.

Kërkesa i është bërë policisë së Shkodrës dhe më pas ajo i është përcjellë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe Prokurorisë së Shkodrës.

“…por për shkak të sistuatës së tensionuar që ndodhet në familje dhe faktit që ditën e nesërme Erdgys Arrazi, del para gjykatës së Shkodrës për tu njohur me masën e sigurisë, kërkesa për dhënien e lejes disa orëshe me qëllim marjen pjesë në ceremoninë e varrimit të vajzës, është refuzuar….”,-tha një burim pranë prokurorisë.

Aktualisht, kërkimet e policisë lokalë forcave të ushtrisë dhe vetë banorët e zonës, vijojnë në brendësi të lumit Buna, me shpresën e gjetjes së trupave të Almës, bashkëshortes së Edgys Arrazit dhe dy fëmijëve të tjerë të çiftit Arrazi.

Continue Reading

Aktualitet

Theu xhamin e dritares me grusht në gjendje të dehur, ndërron jetë në spital 27 vjeçari

Një 27 vjeçar ka gjetur vdekjen në spitalin e Elbasanit ku ishte transportuar për mjekim një ditë më parë me plagë në krah.

“Ditën e djeshme, rreth orës 17:30, në spitalin e Elbasanit, është dërguar për të marrë mjekim shtetasi A. S., 27 vjeç, banues në fshatin Gjinar”, njofton policia.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 27-vjeçari, në gjendje të dehur dhe në kushte të rënduara psikologjike, ka thyer xhamin e dritares së banesës së tij dhe si pasojë është dëmtuar në krah.

Pavarësisht asistencës mjekësore, 27-vjeçari ka humbur jetën në spital, mëngjesin e sotëm.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Continue Reading

Aktualitet

‘Jemi ku thërret qameti, Rama ka lindur me këmishë me këtë opozitë’

Ilir Vrenozi, është një personazh i njohur në rrjetet sociale dhe një mbështetës i zjarrtë i PD-së.

Teksa ka komentuar situatën në PD, si dhe protestat e dhunshme të Rithemelimit dhe PL-së që po bëhen para bashkisë, ai tha se opozita duhej të bashkohej e gjitha dhe ta ngrinte Erion Veliajn në ajër.

“Më vjen keq që ne demokratët kemi 12 vjet rrugëve, në këtë situatë të keqe, ne jemi ku thërret qameti. Me këto skandale dhe të mos dalin njerëzit?

Duhet t’i vinin zjarrin dhe ta ngrinin Erion Veliajn në ajër”, tha Vrenozi gjatë një interviste.

Më tej, Vrenozi foli për situatën brenda PD-së, ku komentoi ftesën e Bardhit me shokë se dera në PD është e hapur edhe për Lulzim Bashën. Ai u shpreh se nëse kjo ndodh atëherë është vdekje politike e Sali Berishës.

“Bardhi më hodhi në Lanë në 8 janar, tani del dhe thotë dera është e hapur për Lulzim Bashën.

Nëse dera është e hapur për Lul Bashën kjo është vdekje politike për Berishën. Kurrë mos e prano doktor Sali Berisha. Del Bardhi shan Nokën, tani janë bashkë”, theksoi korçari i famshëm.

Në fund Vrenozi u shpreh se kryeministri Edi Rama ka lindur me këmishë me këtë opozitë që kemi dhe pretendohet se PS do të fitojë edhe në zgjedhjet e 2025.

“Edi Rama ka lindur me këmishë me këtë opozitë dhe pretendohet se do ta mundin në 2025”, deklaroi ai.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING