Connect with us

Sport

Botërori 2026/ Irani dhe Zelanda e Re barazojnë 2-2, katër skuadra me nga 1 pikë në grupin G

SHBA, Californi – Irani dhe Zelanda e Re barazuan 2-2 mëngjesin e kësaj të marte për llogari të Grupit G në Kupën e Botës.

Ndeshja në ‘Sofi Stadium’ nisi me golin e Zelandës së Re pas shtatë minutave lojë, teksa Just kaloi në epërsi të tijtë. Irani u përgjigj me golin e Ramin Rezaeian në minutën e 32-të, duke e mbyllur 1-1 pjesën e parë.

Në fraksionin e dytë sërish Elijah Just shënoi golin e dytë për Zelandën e Re, por Mohebi barazoi 2-2, rezultat që u mbyll krejt ndeshja.

Kështu, Irani dëgjoi dhe këndoi himnin në SHBA, me dy vendet që janë në luftë.

Kjo mund të ndodhë vetëm në Kupën e Botës. Pas ndeshjeve të para në Grupin G, Zelanda e Re, Irani, Belgjika dhe Egjipti kanë nga një pikë.

Advertisement