Pinknews
Fifi del me reagimin e fortë: Nuk kam pasur asnjë bashkëpunim me Adi Hilën
Fifi ka reaguar pas aludimeve që e lidhën me producentin dhe kompozitorin Adrian Hila, në kuadër të materialeve intime që kanë qarkulluar së fundmi në rrjet. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, këngëtarja ka mohuar se ka pasur bashkëpunime me Hilën.
Fifi thekson se nuk ka bashkëpunuar asnjëherë me Adrian Hilën dhe sqaron se këngët e saj i kompozon vetë. Ajo ka nënvizuar gjithashtu se bashkëpunimet e saj muzikore janë të publikuara dhe të bëra të ditura, duke lënë të kuptohet se çdo pretendim për një bashkëpunim të padeklaruar nuk qëndron.
Reagimi vjen në një kohë kur në rrjetet sociale janë përhapur aludime dhe diskutime rreth personave që mund të lidhen me materialet intime të bëra publike.
Ndërkohë, çështja e materialeve intime vijon të jetë objekt hetimi nga autoritetet, ndërsa përfshirja e personave të ndryshëm në këto materiale mbetet për t’u verifikuar zyrtarisht.
View this post on Instagram