Bota
FOTO tronditëse në Greqi, dhjetra varre të hapura në Selanik për viktimat e Covid-19
GREQI- Qyteti i Selanikut në Greqi është qendra e valës së dytë të Covid-19. Mediat greke kanë postuar disa foto të varreve që po hapen të Greqi për të varrosur viktimat e këtij virusi.
Në foto shihen dhjetra persona të varrosur dhe shumë varre të tjera të hapura.
Kjo situatë e vështië është edhe në spitalet anti-Covid në Selanik. Vetë drejtori i Shëndetësisë në Selanik, Nikos Kapravelos tha se momentalisht në këtë qytet nuk ka asnjë shtrat të lirë dhe se numri i personave që po kërkojnë të shtrohen në të është gjithmonë në rritje.
Më tej ai tha se nga personat që kanë humbur jetën ka edhe të rinjë.
“Sot koha e thirrjes për qytetarët pasi në spitale nuk është në dispozicion asnjë shtrat i lirë, diçka që është e paimagjinueshme.
Edhe të rinjtë po humbin jetën nga koronavirusi, ndërsa stafi është shumë i lodhur, fizikisht dhe mendërisht”, tha z. Kapravelos.
Që nga fillimi i pandemisë deri tani në Greqi janë regjistruar 109,655 persona me Covid-19 ndërsa 2,606 të tjerë kanë humbur jetën nga virusi.