Bota
Hezbollahu kërcënon: Nuk ka marrëveshje mes Iranit dhe SHBA-së nëse…
Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, regjimi iranian nuk do të pranojë të nënshkruajë një marrëveshje përfundimtare bërthamore me Shtetet e Bashkuara nëse Izraeli nuk tërhiqet nga territori libanez.
Lajmi është bërë publik nga Reuters, e cila citon zyrën e shtypit të Hezbollahut, që pretendon se ka marrë garanci nga Teherani për këtë qëndrim.
Sipas të njëjtave burime, tërheqja e forcave izraelite nga Libani nuk shihet si parakusht për nisjen e raundit të dytë të bisedimeve mes Iranit dhe SHBA-së, por si një zhvillim i mundshëm pas fazës së parë të dialogut.
Këto zhvillime vijnë në një moment kur është paralajmëruar edhe nënshkrimi i një memorandumi mirëkuptimi mes SHBA-së dhe Iranit në Lucerne, të planifikuar për t’u zhvilluar në Bürgenstock të Zvicrës.