Connect with us

Politike

Kadilli: Nuk ka bashkim, ka disa deputetë që kaluan ylberin

PS dhe opozita e udhëhequr nga Sali Berisha kanë arritur marrëveshje për ngritjen e dy Komisioneve Hetimore si dhe për Reformën Elektorale.

Ish-deputeti i PD-së, Fatbardh Kadilli në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus, me gazetarin Aleksandër Furxhi tha se  marrëveshja vjen pas një konflikti të gjatë.

-Marrëveshja e PS me Rithemelimin për disa është lajm i mirë, duke u nisur nga fakti që kompromisi janë në ADN-në e politikës. Ju si mendoni për këtë marrëveshje që është arritur sot?

Kadilli: Marrëveshja vjen pas një konflikti të gjatë në Parlament. Gjithmonë kam besuar që çdo konflikt është prodhuar nga mungesa e negociatës. Kauzat për të cilat u bënë përplasjet në Parlament ishin transparenca, legjitimimi i pjesës më të madhe të opozitës dhe Reforma Zgjedhore.

Është siguruar nga grupi i Rithemelimit, legjitimimi, pjesërisht dhe ky, i faktit që ata janë pala me pushtetin kur vjen puna për të negociuar hapësirat e opozitës dhe të pushtetit. Kjo paska qenë arsyeja pse shkuam në konflikt. Fakti që konflikti mbaron vetëm kur realizohet ky element, do të thotë që transparenca nëpërmejt komisioneve parlamentare apo çështja e Reformës Zgjedhore nuk kanë qenë arsyet e vërteta të konfliktit.

Zemërthyerjet nga ata që kanë besuar realisht që kemi një forcë opozitare që po tenton të ndryshojë veten dhe më pas Shqipërinë…janë zhgënjime të njëpasnjëshme nga njerëz që nuk do lodhen kurrë së besuari që e vjetra bëhet e re. Nuk mund të bëhet e vjetra e re. Asnjë marrëveshje nuk e prodhon opozitën.

-Ata që drejtojnë sot Rithemelimin, por edhe militantët demokratë, po flasin për një arritje të madhe, që është bashkimi i demokratëve. Ju si e keni parë këtë bashkim që është arritur de facto?

Kadilli: Nuk ka asnjë bashkim të demokratëve. Ata janë ndarë. Një pjesë kanë ndjekur zotin Berisha, një pjesë zotin Basha, dhe një pjesë janë tërhequr krejtësisht nga aktivizmi politik. Fakti që një grup i deputetëve kaluan ylberin nga kampi i zotit Basha në kampin e zotit Berisha reflekton numrin e madh që kishte Berisha brenda demokratëve.

Nuk ka ndodhur ndonjë bashkim, ka ndodhur thjesht një ristrukturim i grupit parlamentar për llogaritë personale të deputetëve. Kjo është shumë turpëruese për opozitën. Ata deputetë që lëvizën nga një krah në krahun tjetër, e kanë akuzuar sekretarin e përgjithshëm të partisë se është i lidhur me krimin në Angli dhe ka një vilë në Lalëz.

Tani atë vilën e ka apo s’e ka? Nëse ke shpifur zotëri kërko ndjesë dhe shko para përgjegjësisë, nëse ke thënë të vërtetën pse ke shkuar me këtë pjesë të opozitës? Është qesharake t’i thuash shqiptarëve që u bashkova me atë që e akuzova për vrasës, të lidhur me krimin dhe të korruptuar. Prandaj nuk ka opozitë fituese.

-Është ede opozita e Lulzim Bashës për të cilën vëzhgues të ndryshëm mendojnë se po shkon drejt rrudhjes, se zoti Basha duhet të kishte qenë shumë më tepër aktiv dhe rruga që ka marrë PD zyrtare, për shumë vëzhguesh është një e tatëpjetë. Ju si mendoni?

Kadilli: Është zgjedhja e vetë zotit Basha që të vazhdojë të jetë mungues, nuk mjaftohesh dot në politikë vetëm me disa deklarime aty këtu, me deklarata të përgjithshme jo konkrete. Politika sot është një garë e përditshme, nuk pranon vakum. Çdo vakum që lë zoti Basha do ta zërë dikush tjetër. Është vendim politik i tij dhe të atyre që e ndjekin për të vazhduar në këtë linjë tatëpjete apo për të shfrytëzuar momentet e veta politike.

Politike

Kryesia e Partisë së Lirisë zgjedh dy Sekretarë dhe tre Kryetarë Komisionesh (EMRAT)

Në mbledhjen e sotme, Kryesia Politike e Partisë së Lirisë, ka zgjedhur dy Sekretarë dhe tre Kryetarë Komisionesh.

Përmes një njoftimi, PL bën me dije me qëllim vënien sa më parë në jetë të 5 prioriteteve për 4 milionë shqiptarë plus, në funksion të forcimit të mëtejshëm të strukturave, të hapjes së pandalshme dhe zgjerimit të mbështetjes qytetare, zgjodhi sot:

  1. Znj.Florida Ymeri – Kryetare e Komisionit për Shëndetësinë
  1. Znj.Silvana Bajrami – Kryetare e Komisionit për Bujqësinë
  1. Z. Fllohe Gojka – Sekretar për Sipërmarrjen
  1. Znj. Myrvete Asqeri – Sekretare Politike për Qarkun e Gjirokastrës
  1. Z. Besnik Jakaj – Sekretar për Diasporën
Continue Reading

Politike

Kallëzimi i ri në SPAK/ Këlliçi: Veliaj ngriti skemën më të sofistikuar të vjedhjes

Anëtari i Kryesisë në Partinë Demokratike, Belind Këlliçi ka treguar detaje më të qarta në lidhje me kallëzimin e tij të ri në SPAK për lidhjet e Erion Veliajt me Ndranghetan.

Këlliçi tha se Veliaj ka marrë në dorë biznesin dhe dhe monopolin e përpunimit të e riciklimit të mbetjeve dhe e ka bashkëlidhur me Intergrated Energy, pa pyetur këshillin bashkiak

“Veliaj mori monopolin pa konkurs, pa prokurorim publik të riciklimit, dhe kjo është shkelje ligjore e hapur. Ka probleme me tokën, problem që e kemi adresuar në padi. Ka një shkelje tjetër të këshillit bashkiak sepse mesa duket kur Erion Veliaj është shpallur kryetar bashkie ka menduar se është zgjedhur edhe kryetar i këshillit bashkiak. Për çdo vendimmarrje që prek dhe tokën dhe truallin që zhvillohet kjo vendimmarrje do i duhej ti kishte marrë dakortësinë e këshillit të tij bashkiak. Të gjitha këto zbardhje janë depozituar në SPAK si një padi e re. Ne i kem i treguar me fakte dhe me kronoligji SPAK-ut të gjithë kronologjinë sesi Erion Veliaj ka marrë në fillim biznesin dhe monopolin e përpunimit të e riciklimit të mbetjeve dhe e ka bashkëlidhur me Intergrated Energy, vet me vendimmarrjet e tij personale.”

Këlliçi bëri me dije se nesër në një komunikim për shtyp do të tregojë në një panoramë më të qartë kallëzimin e tij në SPAK për Erion Veliajn

“Nesër do të kem një komunikim zyrtar për shtyp nga selia e partisë demokratike ku do të japë aq të dhëna sa edhe publiku të kuptojë këtë padi të re, në një farë mënyre tja zbërthejë. Në një farë mënyre kemi të bëjmë me një skemë shumë të sofistikuar vjedhjeje sepse kjo që ka ndodhur me inceneratorin e Tiranës është një skemë që filloi në Elbasan vazhdoi në Fier dhe erdhi në Tiranë, por nuk përfundon këtu. Kanë shkuar në Zimbabve, në Maltë, në Vienë, në Hungari, kanë shkuar në Nju Xhersi. Kanë ngritur skemën më të sofistikuar të vjedhjes në Shqipëri në historinë e shtetit shqiptar. “, tha Kellici per Syri tv.

Continue Reading

Politike

Nga pasuritë natyrore te ushqimi e verërat, Rama ndan artikullin e “National Geographic” për Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në faqen e tij në “Facebook” shkrimin e “National Geographic”, e cila përshkruan me perlat që ofron peizazhi turistik i Shqipërisë.

“National Geographic” ka zbuluar në artikullin e saj pasuritë natyrore që ofron Shqipëria, duke theksuar mes tyre Vjosën, Beratin dhe Kanionet e Osumit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Shqipëria në artikullin e “National Geographic” zbulohet përmes përvojave të jashtëzakonshme të rafting në zemrën blu të Europës – Vjosën – për të shkuar në Beratin pasuri e UNESCO-s dhe drejt kanioneve madhështore të Osumit falë punës fantastike të “Albanian Rafting Group”, në një udhëtim me aromën e verërave nga varietetet autoktone shqiptare dhe ushqimin e shijuar pranë barinjve në peizazhet e paprekura bukolike”, shkroi Rama në Facebook.

Continue Reading

Politike

PL mbledh Kryesinë/ Meta: Qëllimi ynë, të çlirojmë administratën nga korrupsioni

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Kryesisë sot, është ndalur te 5 prioritetet e kësaj force politike, duke thënë se ka shpërthyer një krijimtari e paparë për t’i bërë sa më të prekshme për qytetarët.

“Kënaqësi të zhvillojmë këtë mbledhje të dytë në zbatim të vendimeve të Konventës së PL-së. Ka shpërthyer një krijimtari e paparë për të bërë të prekshëm secilin prej 5 prioriteteve që ka të bëjë me sigurinë e të ardhmen e të gjithëve në këtë vend.

Të gjithë e dimë se dhe bebeja porsa lind, nuk ka vetëm atë 50 mijë lekëshin, por ka 4 mijë e 600 euro nga Rilindja për të paguar, që është dyfishi para se të vinte Rilindja në pushtet”, tha Meta.

Kreu i PL foli dhe për nepotizimin, duke thënë se 500 raste janë të dogana dhe tatime, duke e cilësuar situatën si “katastrofë”.

“Qëllimi final i programit tonë, Shqipëria fuqi eksportuese. Në mënyrë që ne të mbështetim në gjithçka, të çlirojmë administratën nga korrupsion e sidomos nga nepotizmi. 500 raste nepotizmi në dogana e tatime. Mendojeni se çfarë katastrofe është, sesi vidhen miliarda euro. Në mënyrë që të investohet fuqishëm për kualifikimin e fuqisë punëtore dhe përjashtimin e mjeteve e prodhimit nga detyrimet fiskale, pra gjithçka për ta kthyer vendin në fuqi eksportuese”, tha Meta.

Continue Reading

Politike

“Drejtësia e kapur nga qeveria”/ Gjokutaj: Irena Gjoka ka pasur mbrojtje të fortë politike

Avokati Genc Gjokutaj, ka komentuar ditën e sotme zhvillimet e fundit që kanë prekur drejtësinë për gjyqtaren Irena Gjoka, e cila akuzohet se është dënuar në Greqi për falsifikim dokumentash.

Gjokutaj është shprehur se drejtësia është kapur nga qeveria ndërsa shtoi se gjyqtarja Gjoka ka pasur një mbrojtje të fort politike pasi në dorë ka pasur çështjet e Berishës dhe Belerit.

“Këtu të gjitha institucionet që kishin për detyrë të kontrollonin figurën e gjyqtares Gjoka kanë korrupsion moral hallkat e një zinxhiri të kapura fort nga qeveria pasi nuk ka arsyetim që përballë fakteve që kemi parashtruar të mos veprohet. Drejtuesja e GJKKO është trupa elitë e drejtësisë dhe të përfshihet nga ky skandal i madh nuk është parë as në kohën e diktaturës. Ne kemi bërë kallëzim ndaj gjyqtares Irena Gjoka ka qene në një mbrojtje të hekurt pavarësisht fakteve dhe provave që e bëjnë përgjegjëse penale vetëm se ka pasur në dorë çështjen e Berishës dhe Belerit. Të gjitha gjyqet e opozitës që kjo gjyqtare i ka marrë përsipër pasi ka pasur një mbrojte të fortë pasi nis edo të kishte deklaruar këto shkelje që ka bërë nuk do të ishte pjesë e drejtësisë. Ajo është futur në sistem me mision të qartë”,- tha Gjokutaj.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING