✦
Thinking ...
Connect with us

Aktualitet

“Pamjet u regjistruan më 24 gusht dhe u hodhën online më 30 gusht”/ Gazetari: Ja kush mund t’i ketë publikuar

Gazetari Andi Bora ka publikuar disa të dhëna mbi kronologjinë e disa videove intime të regjistruara në banesën e kompozitorit Adi Hila, të cilat më pas janë publikuar në internet.

Sipas gazetarit, datat e regjistrimit të disa prej videove dhe datat kur ato janë shfaqur online ngrenë pikëpyetje që, sipas tij, duhet të verifikohen nga hetimi.

Bora ka bërë publike tre raste. Sipas të dhënave që ai ka publikuar, një video është regjistruar më 24 gusht 2025 dhe është publikuar online më 30 gusht, ndërsa një tjetër është regjistruar më 6 korrik 2025 dhe është publikuar më 12 korrik. Në rastin e tretë, sipas tij, regjistrimi është bërë më 21 maj 2025 dhe publikimi online më 10 qershor.

Duke iu referuar kësaj kronologjie, gazetari ngre dy mundësi që duhet të verifikohen nga autoritetet: që personi që ka pasur akses në kamerë të ketë qenë në dijeni të regjistrimeve dhe t’i ketë publikuar ato, ose që sistemi i kamerave të ketë qenë i komprometuar për një periudhë të gjatë.

Në deklaratën e tij, Bora thekson se përcaktimi i mënyrës se si janë siguruar dhe publikuar pamjet i takon hetimit të Policisë së Shtetit.

Ndërkohë, publikimi dhe shpërndarja e materialeve intime vijon të jetë objekt hetimi, ndërsa autoritetet duhet të përcaktojnë se si janë marrë pamjet, kush ka pasur akses në to dhe kush i ka publikuar në internet.

Gazetari publikon SEKUENCA nga VIDEOT INTIME: Janë regjistruar më 24

 

Advertisement