✦
Thinking ...
Connect with us

Aktualitet

PUBLIKOHET DRAFTI/ Ja 105 nenet e reja në Kodin e Procedurës Penale

Është publikuar drafti me 105 ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale, që parashikon rregulla të reja për masat e sigurisë, paraburgimin, hetimet, administrimin e provave dhe të drejtat e mbrojtjes.

Një nga ndryshimet lidhet me kufizimin e përdorimit të arrestit në burg dhe forcimin e kontrollit gjyqësor mbi masat e sigurisë. Sipas draftit, prokurori duhet të argumentojë periodikisht vijimin e masës së paraburgimit, duke verifikuar nëse kushtet që e justifikojnë atë vazhdojnë të ekzistojnë.

Drafti parashikon gjithashtu zgjerimin e rolit të mbrojtjes. Avokatët do të kenë mundësi të kryejnë hetime të pavarura, të kërkojnë dokumente, ekspertiza dhe verifikime, ndërsa prokurorit i kërkohet të marrë në konsideratë edhe rrethanat dhe provat që mund të jenë në favor të personit nën hetim.

Një tjetër ndryshim lidhet me kontrollin e pajisjeve elektronike. Për të hapur, kopjuar apo analizuar përmbajtjen e një telefoni do të kërkohet autorizim paraprak i gjykatës, me përcaktimin e pajisjes dhe të të dhënave që mund të kontrollohen. Ndërhyrjet jashtë autorizimit parashikohet të kenë pasoja mbi përdorshmërinë e të dhënave si prova.

DRAFTI

Advertisement