Connect with us

LAJMI I FUNDIT

Reagon Arben Ahmetaj: Ditë pas dite do nxjerr të vërtetën, dikush më tha të dua në burg

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka reaguar pak para se Kuvendi i Shqipërisë t’i hapë rrugë kërkesës së SPAK për arrestimin e tij. Në një postim të gjatë në Facebook, Ahmetaj jep një mesazh për qytetarët, për votuesit që i besuan, për deputetët e mazhorancës e të opozitës, por edhe një mesazh për reformën në drejtësi. Ahmetaj shkruan se kush qeveris e punon nuk është perfekt, e për këtë kërkon një ndjesë publike. Më tej, në mesazhin për deputetët e parlamentit të Shqipërisë shkruan se e kupton nxitimin e tyre, pasi reforma e re kërkon statistike. Ndër rreshta ai ka përmendur edhe një thënie të vjetër nga Franca “E shoh që dy zgjidhje të mundshme ka në tavolinë, ose do të bjerë koka e mbretit, ose ju do të duhet të pranoni dështimin e revolucionit”. Në fund, ai thotë se ditë pas ditë do të nxjerrë të vërtetën.

Postimi i plote

Të dashur qytetarë të Vendit tim,

Të dashur votues të mi e të Partisë Socialiste,

Te dashur Miq e Armiq njelloj

Sot është dita kur Parlamenti do votojë heqjen e imunitetit tim, dhe autorizimin e arrestimit tim. Mendova qe të ndaja me votuesit e mi kryesisht, dhe me të gjithë qytetarët këtë mesazh.

Votuesve të mi:

Juve që më votuat në Tirane në 2005, juve që më votuat në Korcë në 2009, juve që më votuat në 2013 në Gjirokastrën time, në Përmetin tim e në Tepelenën time, juve që më votuat në Rrogozhinën time e në Kavajën time në 2017, juve që më votuat në Njësinë nr. 4 në Tiranë, e në gjithë qarkun e Tiranës në 2021 :

Faleminderit nga zemra!

Shpresoj e lutem ta kem justifikuar besimin tuaj. Në mendje ju kisha pikrisht juve, që kur ideova e hartuam taksën progresive që i dha të drejtë të gjithë atyre që paguheshin më pak e paguanin më shumë. Shpresoj të kam bërë më të mirën time kur mora përsipër Ministrinë e Ekonomisë dhe marrëdhëniet me sipërmarrjen, e më vonë edhe turizmin. Frytet t’i gëzojë vendi, sipërmarrja e qytetarët e zakonshëm.

Shpresoj të kem bërë më të mirën kur mora përsipër Financat në një periudhë tejet të vështirë për ekonominë e vendit dhe i dorëzova në kulmin e rritjes reale. Shpresoj të kem bërë më të mirën me Rindërtimin, kur mijëra e mijëra familje ngelën rrugëve pas tërmetit të 26 Nëntorit 2019. S’kam për ta harruar atë nënën në Vaqarr që qante me lot kur hyri në shtëpi falas, e prone e vetë, e si ajo mijëra familje. Shpresoj të kem bërë më të mirën dhe me pandeminë, me sipërmarrjen dhe me rendjen së bashku me kolegë, për vaksinat që nga India, Jordania, Anglia, Amerika e Turqia e gjithandej për të shpëtuar jetët e qytetarëve të vendit tim. Shpresoj të kem bërë më të mirën si ZvKM, me ideimin dhe fillimin e dixhitaliziit të kadastrës, apo dhe statelitët Albania1 e Albania2 që, sic thotë Niko i Lesajve, po më ndjekin mua në “arrati”. Jam munduar të bej më të mirën.

Kush qeveris e punon, nuk është kurrë dot perfekt. Ju kërkoj ndjesë dhe për këtë.

Une nuk hyj tek “fytyrat e bukura” që ngjaj bukur në TV, dhe të ngjall perceptim pozitiv, sic rëndom ndodh me këdo që refuzon të ikë nga ekrani duke treguar bëma të bëra e pa bëra. Fatkeësisht, ose fatmirësisht, s’jam i tillë. Nëna dhe Babai më kanë dhënë një fytyrë krejt të zakonshme. Ndoshta serioziteti im në punë mund të jetë marrë dhe për arrogancë, s’ka qenë i tillë kurrë, kush me njeh nga afër, e di mirë këtë. Gjithsesi, ndjesë dhe për këtë.

Falenderoj dhe Kolegët e mi të mazhorancës dhe opozitës për nxitimin e treguar këtë javë. I “miërkuptoj” për këtë, sepse politika dhe drejtësia e re e akoma e hershme për t’u quajtur e maturuar, kërkojn statistika. Sic tha dhe avokati im “Populizmi gjyqësor e penal në ngjitje është më i rrezikshëm se sa populizmi politik, për shkak se humbet e i mungon legjitimiteti demokratik”. Avokati im në Këshillin e Mandateve citoi një thënie të vjetër nga Franca “E shoh që dy zgjidhje të mundshme ka në tavolinë, ose do të bjerë koka e mbretit, ose ju do të duhet të pranoni dështimin e revolucionit”.

Unë jo e jo që s’kam gjak blu, por jam një njeri tejet i zakonshëm, me gjak nga Gjirokastra, Vlora, Korca, Rrogozhina, Kavaja, Lezha, Kukësi e Tropoja nëse doni. Dhe lutem e shpresoj që Drejtësia e Re që unë e kam mbështetur e votuar me të dyja duart, të mos deformohet nën presionin e politikës dhe statistikës.

E kam perjetuar diku me qetësi, diku me “buzëqeshje të brendshme”, diku me revoltë të brendshme, nxitimin triumfues të largimit një vit më parë, totalisht një sinjal për “të gjitha kafshët e pyllit”, kërcënimin me demek indirekt në një forum partie “se do ikja në të s’ëmës”, habinë dhe thyerjen kur mora vesh se kush nga “tanët” ( së bashku me ata që më duan të vdekur, sic tha Fevziu në Opinion përpara disa muajsh), promovuan mercenarët të shërbenin kundër meje, “marrjen peng” të bashkëjeteueses time dhe ish-bashkëshortes time, e më pas kontrollet spektakolare të emetuara si të ishin kallëpe të dala nga goja, e banesave, ku lajmi shkonte më parë në media sesa procesverbali në zyrat e institucionit, të qenit një “black falling star” në një media kombëtare që e kam dashur dhe respektuar shumë (meqë ra fjala, dhe lufta në Kosove dikur zgjati më pak në media se sa emri im servirur nga Spin Doktor/doctors si gjellë e helmuar e përditshme), pastaj disa “falanga” të dala nga kuadri i ligjit që nuhasnin gjurmët e mia. Në shume vende demokratike ku Spin doctor/doctors nuk do arrijnë të strukturojne mesazhin…kjo quhet “PËRNDJEKJE”. Ka një nen në Kodin penal, ndoshta 121, ndoshta 128.

Ahhh, harrova se si filloi, me frikën dhe stopimin e 90% të atyre që punoja në nivelet e larta në politikë apo ekzekutiv, e që dikur ndoshta i kam mbështetur e promovuar (me ato mundësi të miat), për të bërë atë që kishim bërë ndër vite, të ishim miq e shokë. I kuptoj që “duhet” të kishin e kenë frikë, ndoshta. Nuk i mirëkuptoj, po e di që ishte gjendur “armiku” që do dimensionohej e ridimensionohej më pas në shumë episode.

Dua te sqaroj qytetaret dhe mbi te gjitha votuesit e mi per ca dyshohem, apo sic kanë qejf disa gazetare opinioniste e politikane akuzohem:

1. Per njohje te hershme me nje njeri i cili kur une e kam njohur ka qene njeri normal e ne punen e vet. Nuk e di e s’marr persiper te bej gjyqtarin, për cfarë ka bere ne jete ky njeri. Po nuk besoj se njohja me dike qe ndoshta drejtesia e akuzon, te ben te akuzuar apo bashkëpuntor.

Une ne pune time ne opozite dhe me pas ne qeveri kam pas kontakte me gati 100 perqind te bizneseve te vendit. Mijëra mengjese pune, dreka pune, darka pune, takime pune kane dhene frytet e tyre ne politikat e zhvillimit te vendit. Mendimet dhe kontributet e tyre kane marrë qindra here formen e nismave ligjore ne funksion te zhvillimit te vendit.

Nje gazetar qe vleresoj shume per profesionalizmin, ka thene diku qe “ckodimi i Blackberry ka zbuluar”…

Bisedat e mija sic e theksova dhe dje jane krej normale dhe impotente ne raport me favorizimin apo lobimin, aq me teper ne opozite

2. Se ish bashkshortja ime (qe ska punuar kurre ne nje institucion shteteror) ka shitur metra katrore, prone e deklaruar ne deklaraten time te pasurise, ne treg te lire, si korrupsion???? Pronen e familjes te deklaruar me burime te verifikuara, si korrupsion?? Hetim kujt ja ka shitur pronen??

Nena ime ne 2006 ja ka shitur shtepine tone motres time, qe jeton gati 17 vite atje. Quhet fictive???

3. Se bashkjetuesja ime (qe ka 20 vite qe punon ne sektorin privat) dhe familja e saj ka blere prone ne Hamallaj, me transaksion te paster e te verifikuar bankar. Mercenaret e kapur ne flagrance kan pretenduar se ka qene prone e Klodian Zotos. Bejeni kete pyetje publikisht. Klodian Zoto, qe ska qene kurre miku im, se ka pasur kurre prone, e ska paguar kurre nje cent per kte prone, qe me pas te ishte ne gjendje te falte e dhuronte kte prone. Verifikojeni se esht kollaj te mos e duash “fytyren e ngrysur” timen ne perceptim.

4. Se kam bere alokime e rialokime me kerkese gjithmone te ministrive te linje, si minister financash. Ejj Ministri i Financave ben gati 2000 rialokime e alokime e celje investimesh ne vit. Kush e njef ligjin e Buxhetit qesh me kte akuze. I lutem institucionit te drejtesise ta lexoje kte ligj.

5. Se kam bere biznes ndertimin ne 2004 e kam mare e kredi ne 2006 per kte biznes ( e verifikueshme nga banka Amerikane, sot inteza san paolo). Ne komision u tha nje e pavertete, qe kredia esht mare ne 2016. Kush ka ndertuar e blere shtepi e di mire si funksionon ky biznes ne Shqiperi.

6. Per mos marje pjese ne procedure te tenderave dhe koncesioneve, per shkak te pozicioneve te mija zyrtare. Pozicionet e mia zyrtare ne ministri te ekonomise apo financave nuk marin pjese ne procedura. Letrat jane atje. Skam mare pjese procedurat e inceneratoreve. Letrat do dalin, e nese dikush do te kerkoje ti fshehe, do dalin gjithsesi.

7. Se esht perdorur fondi rezerve per financim e inceneratorit te Elbasanit. Edhe sikur te ishte keshtu do ishte serish komplet ligjore. Por financimi i inceneratorit te Elbasanit eshte bere kur une skam qene minister Financash, dhe eshte bere ne perputhje te plote me ligjet ne fuqi. Paraardhsi im, Z.Shkelqim Cani dhe qeveria ka zbatuar ligjin ne kte vendim. Mesova kur u thira ne SPAK, se nuk e mbaja mend qe skisha mar as pjese ne kte mbledhje qeverie.

Per ju qe I lexoni si kurreshtare (nese i lexoni), hetimi im ska pasur fare te bej me inceneratoret, se une per shkak te pozicioneve skam pasur tager te perfshihem ne procedurat e tenderimit. Esht hetuar Arbeni, jeta e tij per 25 vite, dhe jo procedura. Te thahet liqeni, mbase ngelet peshk ne taban. Standart qe sduhet ti perkase drejtesise se re.

Kushdo qe esht ritur me mua ne femijeri, apo ka pasur lidhje miqsore apo dikur biznesi e tavolinash eshte hetuar. Nexhmija po te ishte gjalle do thoshte “mua s’me qeka bere asnje nga “non grata” qe eshte leshuar si hijene bashke me te deformuarin e zeshem, apo “miq” me thika blu e roze.

Dikush me tha “ te duan ne burg vella”

Kam mare kercenime (I kam me screenshot e me ze ndoshta), madje se fundi dhe nje mesazh triumfi si mirseardhje…Nese do ta meritoj, sigurisht qe do ndodhi…po jo perpara se e verteta te mari rruge e drite.

Shpresoj te dalin sa me shume shkresa e letra te miat, si ajo ato qe BIRN nxori dje, qe qytetaret te kuptojne (aq sa mundet) qe puna “ e fytyres se ngrysur” ka qene ne interes te publikut.

Me kan quajtur “ne arrati”. Mendoj qe kam ikur per arsye seroze familjare ( nje pjese e miqve te mij e dine perse), dhe besoj e mendoj kam ikur prpara se kerkesa e SPAK per imuitetin tim te ket shkuar ne poste per te aritur pas disa ditesh ne kuvend. Kush ka qejf per scoop ta quaje ‘arati. Dhe Luigjit te 16 ju dha kater dite kohe perpara se ti pritej koka, ndersa mua e avokateve te mi, as 24 ore (17 ore gjithsej) per nje dosje 230 faqe e mbushur me supozime e ndoshta ‘palë të treta’ e nje material 60 GB.

Se fundmi I falenderoj te gjith koleget e mi, te mazhorances dhe opozites qe do te votojne sot, dhe ata qe vrapojne dhe thone qe pergjegjesia eshte personale. Poooo personale eshte kur e shkel. Sidomos per ata te hershem, sot ne apozite, e te rinj qe firmosin per pune e projekte….

Në mbyllje, I kerkoj te falur familjes time, Livias, Kejsit, Kejlis, Erjoles bashkjetueses time, Albines, ish gruas time, nenes time, motrave te mija, miqve te mij per shqetsimet qe i kam sjelle pa dashje me kte histori, Shpresoj qe te me falin ne kte jete.

I kerkoj te falur dhe votuesve te mi, po zoti e di t verteten, qe un do mundohem dit pas dite ta nxjer.

To be continued…

LAJMI I FUNDIT

Qarkullonin me armë zjarri në mjet, arrestohet drejtuesi dhe pasagjeri

Dy të rinj janë arrestuar në Vlorë pasi qarkullonin me armë zjarri në makinë. ‘Vlorë/Kontrolle të befasishme, bazuar në inteligjencën policore, vijojnë të kryhen në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve që mbajnë armë, pa leje. Si rezultat i këtyre kontrolleve është goditur një rast i armëmbajtjes pa leje.

Finalizohet nga Forca e Posaçme “Shqiponja” e DVP Vlorë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vlorë, operacioni policor i koduar “Strike 3”.

Lëviznin me armë zjarri pistoletë, në automjet, arrestohen drejtuesi dhe pasagjeri. Ky i fundit, me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër jetës.

Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë dhe automjeti me të cilin lëviznin këta shtetas.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Vlorë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se dy shtetas po lëviznin të armatosur, në automjet, në rrugën “Murat Tërbaçi”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Strike 3”, për kapjen e tyre.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin J. G. dhe pasagjer shtetasin E. A., ku gjatë kontrollit gjetën një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.

Në vijim të veprimeve procedurale, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u arrestuan në flagrancë shtetasit J. G., 27 vjeç dhe E. A., 45 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Arma e zjarrit dhe municioni luftarak, së bashku me automjetin dhe 2 celularë, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.’- njofton policia.

Continue Reading

Aktualitet

Ministri Balla takim në Mbretërinë e Bashkuar me homologun Cleverly, çfarë diskutuan palët

Ministri i Brendshëm Taulant Balla po zhvillon një vizitë në Britaninë e Madhe ku janë parashikuar takime me zyrtarë të lartë britanikë, mes të cilëve edhe homologun James Cleverly.

Së pari, ai bashkë-drejtoi me Ministrin për Migracionin, Robert Jenrick takimin e radhës së Komitetit të Përbashkët Mbikqyrës (KPM), në kuadër të Task Forcës së Përbashkët kundër Migracionit të Jashtëligjshëm (TFPM), ku u vlerësuan rezultatet domethënëse me më shumë se 90% ulje të emigracionit të paligjshëm.

Një vit më parë kryeministrat Rama dhe Sunak ranë dakord të thellohet bashkëpunimi në tri fusha me interes të përbashkët, për çështjet e sigurisë dhe punët e brendshme, rritja ekonomike dhe investimet, si dhe inovacioni, rinia e arsimi.

Ministri Balla vuri në dukje se rezultatet janë të prekshme, falë këtij bashkëpunimi.

“Përmes bashkëpunimit të shkëlqyer dhe operativ kemi arritur tashmë rezultate mbresëlënëse në luftën kundër krimit dhe për ndalimin dhe goditjen e migracionit të paligjshëm”, nënvizoi ministri.

“Sot jemi këtu për të bërë një bilanc të vlerësimit tonë të përbashkët se ku jemi me pjesën që lidhet me punët e brendshme në luftën kundër emigracionit të paligjshëm. Mund të themi se rezultatet deri tani janë mbresëlënëse, edhe partnerët britanikë e pranojnë faktin se çështja e emigracionit të paligjshëm të qytetarëve shqiptarë përmes kalimit të Kanalit nuk ekziston më.

Hapi i radhës që duhet të nxisim të dyja palët është emigracioni i ligjshëm. Të gjithë shqiptarët që kanë ardhur në Britani përmes punësimit të përkohshëm të gjithë janë kthyer brenda afatit.

Përmes bashkëpunimit të shkëlqyer dhe operativ kemi arritur tashmë rezultate mbresëlënëse në luftën kundër krimit dhe për ndalimin dhe goditjen e migracionit të paligjshëm”, u shpreh Balla.

Continue Reading

Aktualitet

Mirëqeverisja në pikëpyetje/ Raporti i BERZH fundos Shqipërinë! Ia kalon edhe Kosova

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim në raportin e fundit të tranzicionit, vlerëson negativisht Shqipërinë në kapitullin e “mirë-qeverisjes”. Raporti thekson se përkeqësim i dukshme vërehet në Shqipëri.

Sipas të dhënave të publikuara në Raport, për vitin 2023 për treguesin e mirëqeverisjes, BERZH e klasifikon Shqipërinë me 4.71 pikë nga 10 të mundshmet. I vetmi vend që Shqipëria lë pas është Bosnje-Hercegovina e cila ka marrë 4.09 pikë.

Në vlerësimet e BERZH Kosova renditet më sipër Shqipërisë, me 4.85 pikë. Raporti pasqyron rënie të Shqipërisë në kapitullin e “mirë-qeverisjes” vit pas viti. Kështu në vitin 2016 Shqipëria vlerësohej me 5.28 pikë dhe në vitin 2022 me 4.74 pikë.

Në vend të parë për qeverisjen e mirë në vitin 2023 në rajon rezulton Mali i Zi me 6.34 pikë, ndërsa pas tij renditen Rumania, Bullgaria Serbia, Greqia.

 

 

Continue Reading

Aktualitet

Loja “kukafshehti” me policinë dështon keq, përfundon në pranga shqiptari i shpallur në kërkim nga autoritetet greke

Një 36-vjeçar nga Shqipëria, i cili për autoritetet greke njihej me tre emra të ndryshëm dhe kishte arritur t’i ikte policisë pas një ndjekjeje episodike, është arrestuar. 36-vjeçari është kapur rastësisht gjatë një kontrolli nga ekipi i DI.AS. në Selanik.

Sipas protothema.gr, i dyshuari ka tentuar të arratiset edhe këtë herë, por policët e ekipit të DI.AS. kanë arritur ta neutralizojnë dhe ta arrestojnë pas një shkurreje ku tentoi të fshihej pas ndjekjes.

Shqiptari u paraqit në Gjykatën Penale Treanëtare të Selanikut dhe u dënua me 18 muaj burg, për rastin në të cilin u arrestua, me akuzën e rezistencës dhe mosbindjes.

Gjykata vendosi që dënimi i tij të mos ketë forcë frenuese pasi i akuzuari ka trazuar disa herë drejtësinë dhe kështu është dërguar në burg.

Continue Reading

LAJMI I FUNDIT

S’kam siguri fizike/ Diplomati i Kosovës paralajmëron Serbinë

Sekretari i Zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Fatmir Haxholli, ka thënë se Serbia ka shkelur marrëveshjen e Brukselit dhe ka ndaluar së ofruari siguri fizike për të si diplomat. “Dëshiroj ta ndaj edhe publikisht lajmin, që në shkelje flagrante të marrëveshjes së Brukselit, Serbia ka ndaluar së ofruari siguri fizike 24/7 për mua si zyrtar/diplomat, dhe po ashtu nuk ofron as siguri mobile. Pavarësisht ankesave dhe kërkesave kjo praktikë po vazhdon. Çfarëdo që mund të më ndodh gjatë shërbimit tim në Serbi – mes tjerash – është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e Serbisë!” – ka shkruar Haxholli në Facebook. Këtë veprim të shtetit serb, ai e ka cilësuar si një precedent të rrezikshëm, dhe shtoi se nuk është “i mbrojtur as i mbuluar nga Marrëveshja e Brukselit si instrument ndërkombëtar”. “Sigurisht që Serbisë nuk i konvenon prezenca diplomatike e Republikës së Kosovës në Beograd, dhe aq më pak ngritja e statusit diplomatik siç parashihet sipas marrëveshjes për njohje de facto” – u shpreh diplomati Sidoqoftë, theksoi Haxholli, “kamuflimi i veprimeve kundër Zyrës nga institucionet e këtij vendi, me potencial rrezikshmërinë dhe ekspozimin tim fizik dhe ligjor, është diçka që Kosova nuk duhet ta pranoj!”

Continue Reading
Advertisement

TRENDING