Aktualitet
U emërua pas shkarkimit të Prodës, Sokol Bizhga merr detyrën si Drejtor i komanduar i Policisë së Shtetit
Sokol Bizhga merr zyrtarisht detyrën si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, i komanduar. Shkresa që mban numrin 70/y e firmosur nga ministrja e Brendshme Albana Koçiu, i është dërguar Bizhgës. Deri më tani ai mbante postin e zv.drejtorit të Përgjithshëm.
Bizhga u emërua pas shkarkimit të Ilir Prodës nga struktuart e Policisë së Shtetit. Proda u shkarkua nga posti që mbante, me arsyetimin se gjatë protestës kombëtare të opozitës të 28 shkurtit nuk u ruajt u ruajt rendi dhe siguria e qytetarëve. Kryesisht tek ish-vila e Enver Hoxhës ku protestuesit hodhën molotovë drejt godinës.
Derisa pasuesi i Ilir Prodës të zgjidhet me konkurs, Sokol Bizhga do të qëndrojë në këtë detyrë derisa. Pjesë e garës do të jenë të gjitha ata që mbajnë gradën Drejtues, Drejtues i Parë dhe Drejtues i Lartë në Policinë e Shtetit
Sokol Bizhga me marrjen zyrtarisht të kompetencave të Drejtorit të Përgjithshëm, pritet që t’i komunikojë shkarkimin nga detyra edhe drejtorit të Policisë së Tiranës, Elton Alushit. Alushi u shkarkua nga detyra me po të njëjtin argument si edhe Proda.