Connect with us

REAGIM

Në botë nuk ka vetëm ligësi dhe dhimbje

Çdo ditë duhet ta trajtoni veten me një gjë të bukur. Diçka për ju, vetëm për ju. Lexoni një libër të mirë. Një poezi.

Dëgjoni një këngë që ju pëlqen. Shikoni një pikturë.

Shikoni një film që ju bën të qeshni.

Kushtojini një pjesë të kohës tuaj një shoku.

Asnjëherë mos e humbisni mundësinë për të qeshur.
Shijoni artin, dilni në natyrë. Kur je i trishtuar, lëre artin dhe natyrën të të qetësojnë dhe të të ngushëllojë.

Ulu nën një pemë dhe dëgjo. Kjo shërben si një kujtesë se në botë nuk ka vetëm të keqe, ligësi, dhimbje, por edhe shumë gjëra të bukura.

Bukuria qendron ne syte e atij qe sheh.
Bëjeni tuajën këtë bukuri dhe mbani mend qeniet e lumtura. Mundohuni të jeni të lumtur. Kjo është detyra për veten sot dhe gjithmonë

 

 

Advertisement