✦
Thinking ...
Connect with us

Aktualitet

Qeveria me ‘dorë të hekur’ ndaj protestuesve/ Procedohen 24 persona, policia vendos 28 gjoba në dy ditë

Policia e Tiranës ka nisur procedimin penal për 24 persona pas protestës së zhvilluar të martën në kryeqytet. Ndërkohë, gjatë dy ditëve të fundit janë vendosur edhe 28 masa administrative, në zbatim të Aktit Normativ nr. 5, të miratuar nga qeveria më 28 tetor.

Sipas njoftimit të policisë, gjatë protestës janë dëmtuar edhe dy efektivë. Tensionet u përshkallëzuan pasi protestuesit tentuan të qëndronin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, por u larguan nga policia. Ndërhyrja u shoqërua me përplasje mes efektivëve dhe pjesëmarrësve, ndërsa dhjetëra protestues u shoqëruan në komisariat.

Akti Normativ i qeverisë ndryshoi ligjin “Për tubimet”, duke zgjeruar kompetencat e policisë për kufizimin e protestave dhe vendosjen e masave ndaj pjesëmarrësve. Zbatimi i tij ka sjellë deri tani 231 masa administrative ndaj protestuesve.

Sipas të dhënave të bëra publike, tri prej gjobave janë në vlerën 500 mijë lekë secila, ndërsa pjesa tjetër është nga 5 mijë lekë. Vlera totale e masave administrative arrin në 1 milion e 290 mijë lekë.

Advertisement