Connect with us

Kosova

Rada Trajkoviç: Ky është thelbi i frikës së Presidentit serb

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç kohë më parë deklaroi se qeveria e Kosovës tani po përpiqet të krijojë organe të përkohshme në veri të vendit, duke pretenduar se “ata po përpiqen të vendosin serbët më të këqij, ata që askush nuk do t’i zgjidhte për asgjë dhe që punojnë vetëm për shqiptarët, në mënyrë që t’i japin goditje serbëve të mire në veri të Kosovës”.

Me këtë rast ai ka ofenduar edhe Rada Trajkoviçin teksa dhe Nenad Rashiçin, ministrin për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, e ka quajtur “diler i drogës”.

Rada Trajkoviç ka reaguar duke thënë kjo është mënyra e Vuçiç, duke fyer ata njerëz që nuk mund t’i kontrollojë, dhe se pikërisht ky është thelbi i frikës aktuale të tij.

“Qeveria e Kosovës është duke përgatitur emërimin e qytetarëve të caktuar në komuna të caktuara, pa zgjedhje. Ashtu siç shteti serb ka autoritete të përkohshme në Kosovë që në fakt nuk kanë kaluar në procesin zgjedhor por kanë mbështetjen e qeverisë serbe” – ka shpjeguar Trajkoviç, duke theksuar se Vuçiç është nervoz sepse në thelb po e humb fuqinë.

Advertisement