Rajon
Vuçiç paralajmëron vizitë në Kosovë
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka paralajmëruar vizitë në Republikën e Kosovës, në kuadër të një turi në 25 rajone deri në fund të vitit.
Ai është ndalur edhe në takimin e radhës mes tij dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit më 18 mars në Maqedoninë e Veriut kur pritet të negociohet për planin e zbatimit të Marrëveshjes së dakordësuar më 27 shkurt në Bruksel.
Aleksandar Vuçiç tha se pret të përballet me presione shtesë sa i përket Kosovës, pasi ndërkombëtarët do të mundohen të fajësojnë Serbinë për mosnënshkrimin de jure apo de facto të pavarësisë së Kosovës.
Kurti e ka konfirmuar se nuk do ta formojë asociacionin, tha Vuçiç, duke sjellë në vëmendje se formimi i tij është detyrim ndërkombëtar i Prishtinës. Vuçiq tha se do të vazhdojë edhe një lloj tjetër presioni politik lidhur me pozicionimin e Serbisë për çështje të ndryshme politike.