Connect with us

Kosova

Kosovë-Shqipëri, sa afër dhe larg/ Gërvalla: Bashkë në BE

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, në një intervistë është pyetur për raportet e Kosovës dhe Shqipërisë dhe rreth asaj nëse ka ende ideale për t’u bashkuar apo është e mundur të vazhdohet ndërtimi i dy shteteve edhe përkundër faktit se janë të një etnie dhe një gjuhe.

Gërvalla ka thënë se fakti që 95 e popullit të Kosovës flasin gjuhën shqipe është një urë lidhëse shumë e rëndësishme  për raportet me Shqipërinë që Gërvalla thotë se “është fqinji ynë i parë dhe partneri ynë më i rëndësishëm”.

Por ajo shtoi se Republika e Kosovës nuk ka për të shkuar askund dhe se është një realitet. Gërvalla u shpreh se Kosova dhe Shqipëria mund të anëtarësohen dhe të jenë bashkë në Bashkim Evropian.

 

Advertisement