Connect with us

Aktualitet

Nis gjyqi/ ‘Zoti i drogës’ dhe ‘Princi’ përballen me akuza për vrasje

Ka nisur në Itali gjyqi ndaj shqiptarit që mori emrin ‘Zoti i drogës’, Elvis Demçe dhe Matteo Costacurtas, i njohur si ‘Princi’, i cili punoi si vrasës për mafian shqiptare. Mediat italiane shkruajnë se të dy do të dalin para gjykatës si të akuzuar për tentativën e vrasjes ndaj Alessio Marzanit, 45-vjeçari që iu bë atentat në Acilia më 22 tetor 2020.

Costacurta kishte kërkuar të gjykohej me proces të shkurtuar, por gjyqtari e refuzoi kërkesën e tij. Së bashku me Costacurtan, Demçe, i lidhur më parë me Fabrizio Piscitellin, i vrarë në parkun Acqueduct më 7 gusht 2019, dhe Alessandro Corvesi, një ish-lojtar i Lazios, u arrestuan nga karabinierët e njësisë hetimore të Ostias. Themelore për hetimet ishte deshifrimi i disa bisedave sekrete, të koduara me sistemin ‘Sky-Ecc’ ku flisnin për organizimet e atentateve.

Banda e shqiptarit Elvis Demçe lindi në vitin 2020 dhe pati një rritje të shpejtë. Në gusht 2020 tregtonte 100 kg hashash ndërsa tetorin e ardhshëm ishte në gjendje të tregtonte mbi 1 ton që i sillnin të ardhura deri në 4 milionë euro. Mediat italiane i kanë dedikuar shpesh artikuj Elvis Demçes, i cili bashkëpunonte me Arben Zogun dhe Dorian Petokun, të cilët po ashtu ndodhen pas hekurave. Demçe, kur doli nga burgu në vitin 2020 kishte kontaktet e duhura, ato me organizatat në Romë, me ushtrinë marokene, autoritetet portuale të Gioia Tauro dhe trafikantë nga Ekuadori.

Demçe, i referohej vetes si “Zoti”. Me një bindje të rrënjosur thellë thoshte: “Unë jam Zoti”. Ai e shkruante këtë gjë edhe në rrjetet sociale, duke përdorur pseudonimet e tij, “Spartacus” ose “Perseo”.

Në mungesë të tij, sheshet e trafikut të drogës u morën nga Ermal Arapaj, i njohur si ‘Ufo’, shqiptar si ai dhe drejtues i një organizate tjetër. Kur Demçe ishte në burg për vrasjen e Federico Di Meo, 30 vjeçar, ‘Ufo’ tentoi t’i fitonte terren duke vjedhur sheshet e drogës, Velletri dhe Acilia. Kjo solli përplasje mes bandave, të cilët nisën përplasje me armë, tentativa për vrasje dhe vënie flakëve të makinave. Pas këtyre ngjarjeve arritën të binin në gjurmët e policisë.

Advertisement