Connect with us

Rajon

Vuçiç paralajmëron bisedime me Olaf Scholz dhe Macron

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, përmes një videomesazhi, pasi pranoi se java që e lamë pas, siç specifikoi ‘qe mjaft e vështirë për palën serbe’, ka paralajmëruar qytetarët e Serbisë se kjo javë do të jetë edhe më e vështirë dhe ka treguar se do kete bisedime me presidentin francez Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz.

“Kemi shumë detyrime ndërkombëtare. Biseda me të gjithë liderët europianë nga Bratislava, Kishinevi, me Macron, Szholz e deri në luftën për serbët në Kosovë” –  ka shkruar Vucic në profilin e tij në Instagram duke shtuar: “Dua të falënderoj njerëzit për mbështetjen e tyre të madhe dhe për të kuptuar se sa shumë luftojmë për Serbinë tonë. Për ata që janë të frikësuar, që pyesin veten nëse do të dorëzohemi nën presion, përgjigja ime është – nuk ka dorëzim dhe dorëzimi nuk është menduar kurrë” – përfundoi presidenti serb.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se në Kosovë do të ndodhë diçka që “nuk e kemi parë më parë”, ndërsa situatën aktuale e vlerësoi si më të vështirën deri më tani.

“Kam frikë nga destabiliteti, madje edhe nga konfliktet e mëdha, sepse e di që serbët nuk mund të durojnë më, derisa ky [kryeministri i Kosovës, Albin Kurti] ëndërron të jetë [presidenti i Ukrainës, Volodymyr] Zelensky”, tha Vuçiq për televizionin Pink të Serbisë.

Deklarata e tij vjen pasi Policia e Kosovës u ndihmoi kryetarëve shqiptarë të komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës: Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, të futen në zyrat e tyre komunale, më 26 maj.

Ky veprim u kundërshtua ashpër nga popullata vendase serbe, e cila u përlesh me policinë.

“Sonte kam marrë lajme nga zyrtarët evropianë se janë të shqetësuar për ngjarjet e mundshme nesër, sepse serbët patjetër do të protestojnë dhe do të kërkojnë kthimin e objekteve të tyre të uzurpuara”, tha Vuçiq.

Bashkësia ndërkombëtare e dënoi vendimin e Qeverisë së Kosovës që kryetarët e komunave të hyjnë me forcë në ndërtesat komunale dhe u bëri thirrje autoriteteve që të ushtrojnë përmbajtje dhe të tërhiqen.

Aleanca ushtarake e NATO-s, gjithashtu, u bëri thirrje institucioneve të Kosovës që menjëherë ta shtensionojnë situatën në veriun e banuar me shumicë serbe.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se i kupton shqetësimet e partnerëve ndërkombëtarë, por shtoi se çdo opsion tjetër do të ishte “mospërmbushje e obligimeve kushtetuese të Qeverisë ndaj kryetarëve të rinj”.

Këta kryetarë dolën nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit, të cilat u bojkotuan nga komuniteti serb.

 

Advertisement