Rajon
‘Kurti, person i padëshirueshëm në Washingtonin politik’
Ambasadori i Serbisë në SHBA, Marko Gjuriç, tha se kryeministri i Kosovës nuk ka kredibilitet te një pjesë e mirë e publikut perëndimor, nuk ka më monopol mbështetjen e Amerikës dhe se politikisht dhe faktikisht është person i padëshirueshëm në Uashingtonin politik.
Nga ana tjetër, Drejtori i Zyrës për Kosovë, Petar Petkoviç ka deklaruar se Kurti përmes mediave kroate gjen një terren të përshtatshëm për urrejtjen e tij të sëmurë dhe obsesive ndaj Vpresidentit të Serbisë.
Petkoviç ka shtuar se Kurti dhe mediat kroate ishin të bashkuar në luftën hibride kundër Serbisë dhe Vuçicit, dhe sipas tij kjo ishte një shenjë e qartë se Serbia është në rrugën e duhur dhe serbët nga Kosova janë edhe më fort me Aleksander Vuçiç.