Bota
Të shtëna me armë në mes të Vjenës, 4 të plagosur
Katër persona janë plagosur nga të shtënat në Vjenë, njofton policia austriake, ndërsa mediat raportojnë se pas të shtënave policia ka arrestuar katër shtetas të dyshuar të Bosnje Hercegovinës.
“Të shtënat ndodhën në lagjen Floridsdorf të qytetit”, tha policia e Vjenës në një njoftim në platformën X.
Sipas policisë katër persona janë qëlluar me armë zjarri në rrugë, ndërsa sulmuesit e armatosur janë larguar me makina.
Transmetuesi publik austriak ORF njoftoi se policia më vonë sekuestroi dy makina dhe arrestoi katër të dyshuar, të gjithë shtetas të Bosnjës dhe Hercegovinës.
“Kronen Zeitung” bën të ditur se të shtënat kanë të bëjnë me një mosmarrëveshje mes grupeve kriminale.
Policia nuk ka dhënë informacione për motivet e mundshme të sulmit.