Connect with us

Aktualitet

EDITORIAL l Lideri dhe oborri/ Demokracia mbetet një iluzion – Shkrim nga Ben Andoni

Në mandatin e tretë rresht, gjëja më e pabesueshme të dëgjosh për qeverinë Rama është se do mund të rrëzohet normalisht me mbarimin e mandatit. Përballë saj, kundërshtarët kanë përdorur disa lloj strategjish, duke përdorur veç forcës, përçmimin dhe pastaj ‘lehtësinë’ e përballjes, por në të gjitha llogaritë: rezultatet janë tejet të hidhura. Ndërkohë, në këtë udhë lineare qeverisje, Rama-3 jo vetëm mban çdo lloj pushteti në vend, por po krijon disi psikozën se socialistët nuk mund të tranden lehtë nga vendi. Më shumë i ngut Rama të tijët me problemet apo shqetësimin e zgjedhjeve të parakohshme, sesa përballë PD-të patetike. “Dosja e Zezë” e opozitës, ku rreshtoheshin të gjitha padrejtësitë dhe shkeljet e zgjedhjeve, zgjati me sa duket si alibi të mos bëheshin analiza dhe t’i hiqej përgjegjësia Berishës. Sot, duket e harruar edhe nga vetë ata. Rrugëtimi i Bashës është një histori tjetër, që tashmë duket tangjent dhe disi ireal me zhvillimet politike të vendit.

Advertisement