Aktualitet
Nuk luftohet Rama me hipokrizi “pro perëndimore” – Shkrim nga Andi Bushati
Cilido që i ka ndjekur penat më të mprehta analitike greke, që kanë komentuar situatën e marrëdhënieve Tiranë – Athinë, pas dënimit të manipuluar të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, me siguri ka vënë re një emërues të përbashkët. Në një pjesë prej tyre, vihet re, një këndvështrim i veçantë ndaj Edi Ramës. Pa nguruar ta konsiderojnë si përgjegjës dhe fajtor për gjendjen e krijuar, ata e vlerësojnë për forcën që ai ka fituar dhe për mbështetjen ndërkombëtare që ka arritur të sigurojë.