Connect with us

Sport

Xhaka me Leverkusenin, të gatshëm për të shkruar historinë sot

Xhaka me Leverkusenin, të gatshëm për të shkruar historinë sot

90 minuta prej titullit. Kaq afër është Bayer Leverkusen për të shkruar historinë.

Klubi gjerman me një fitore eventuale sot në shtëpi ndaj Werder Bremenit, mund të shpallet matematikisht kampion në Bundesligë.

Aktualisht, ekipi i drejtuar nga Xabi Alonso gjendet në pozitën e parë me 76 pikë, 13 më shumë se Bayern Munich.

Xhaka me shokë nuk kanë pësuar as edhe një humbje të vetme në të gjitha garat këtë edicion, duke u treguar spektakolar.

Advertisement