Connect with us

Sport

Jo thjesht një finale, Atalanta dhe Leverkusen synojnë historinë në Europa League

UEFA Europa League do të vijë këtë të mërkurë në mbrëmje (ora 21:00) me finalen e madhe, ku Atalanta dhe Bayer Leverkusen do të synojnë trofeun e kompeticionit të dytë më të rëndësishëm për klube në kontinentin e vjetër.

Leverkusen është përballur me Atalanta-n në dy raste në garat evropiane, me skuadrën italiane që i ka fituar të dyja ndeshjet e 1/16-tës së Europa League 2021-22. Vetëm kundër Inter-it (tre humbje në tre ndeshje) Bayer ka luajtur më shumë ndeshje nga skuadrat ndaj të cilave ka humbur gjithmonë në kompeticionet e mëdha evropiane.

Kjo do të jetë finalja e tetë e një kompeticioni të madh evropian mes një skuadre gjermane dhe italiane dhe e para që nga finalja e Champions League në vitin 2010, të cilën Inter-i e fitoi 2-0 kundër Bayern Munich-ut.

Në Kupën UEFA/Europa League, është finalja e parë që nga viti 1997, kur Schalke 04 mundi Inter-in me penallti pas barazimit në ndeshjen e parë dhe të dytë.

Bayer Leverkusen arriti finalen e tretë evropiane në garat e UEFA-s, pas finales së dyfishtë të Kupës UEFA në 1988 kundër Espanyol (humbje 0-3 në ndeshjen e parë, fitore 3-0 në ndeshjen e dytë, me suksesin përfundimtar për ekipin gjerman që erdhi nga gjuajtja e penalltive) dhe finalja e UEFA Champions League në 2002 kundër Real Madrid-it (humbur 2-1).

Kjo do të jetë finalja e parë evropiane e Atalanta-s, duke u bërë skuadra e 11-të e ndryshme italiane që arrin në një finale të tillë. Dhe, e para në kompeticion që nga Lazio në Kupën UEFA 1998 (humbi 3-0 nga Inter-i).

Në ditën e finales, për “La Dea”-n do të bëhen 60 vjet e 261 ditë nga ndeshja e parë europiane e luajtur në shtator 1963, pritja më e gjatë që një ekip të luajë finalen e parë europiane, një rekord që do të tejkalohet javën e ardhshme nga Olympiakos në finalen e Conference League (64 vjet e 259 ditë – 1959-2024).

Bayer Leverkusen mbeti i pamposhtur në 12 ndeshjet e luajtura në këtë edicion të Europa League dhe mund të bëhet skuadra e katërt që fiton këtë kompeticion pa humbur kurrë, si Chelsea në 2018-19, Villarreal në 2020-21 dhe Eintracht Frankfurt në 2021-22 (dy të fundit patën sukses pas penalltive).

Atalanta mund të bëhet skuadra e parë italiane që fiton Europa League-n (që kur kompeticioni ndryshoi format). Më parë, trofeun e fitonin vetëm skuadra nga Spanja, Portugalia, Anglia apo Gjermania. Klubi i fundit italian që fitoi Kupën UEFA ishte Parma, duke triumfuar në finale ndaj Marseille-s në 1999 (3-0).

Leverkusen ka kompletuar 6622 pasime në Europa League këtë sezon, më të lartat në një edicion të vetëm të turneut që nga Sevilla në 2019-20 (6971). Përqindja e pasimeve të suksesshme të klubit gjerman (89.5%) këtë sezon është e dyta më e mira e regjistruar ndonjëherë në turne (pas Nice në 2017-18, 90%) ndërsa përqindja e pasimeve të shkurtra të suksesshme (94.3%) është më e larta e regjistruar ndonjëherë në një edicion të vetëm të këtij konkursi.

Atalanta ka pranuar vetëm 2.8 goditje në portë për ndeshje në Europa League këtë sezon, më pak se çdo ekip tjetër në turne. Finalisti tjetër, Leverkusen, ka marrë mesatarisht 7.2 goditje në portë për ndeshje në këtë edicion të turneut.

Bayer ka tentuar 232 goditje në Europa League këtë sezon, më së shumti nga një ekip në një edicion të vetëm të turneut që nga Chelsea në 2018-19 (247). Skuadra gjermane ka arritur më shumë se 30 goditje në tre ndeshje të ndryshme këtë sezon, më parë vetëm një ekip tjetër e kishte arritur këtë më shumë se një herë në një sezon të vetëm të turneut (Marseille në 2015-16, dy herë).

Gjashtë nga 31 golat e Bayer Leverkusen-it në Europa League këtë sezon janë shënuar përtej minutës së 90-të të lojës, më së shumti gola në kohën shtesë të shënuar nga një ekip në një sezon të vetëm në kompeticionet e mëdha evropiane.

Gian Piero Gasperini – Xabi Alonso

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Stadiumi “Aviva” në Dublin do të jetë stadiumi i parë që do të presë një finale të Europa League në më shumë se një rast, pas atij të vitit 2011, të cilin Porto e fitoi 1-0 kundër Sporting Bragës falë golit të Radamel Falcao-s.

Trajneri i Bayer Leverkusen-it, Xabi Alonso, luajti në finalet e Champions League në vitin 2005 dhe 2007 për Liverpool-in. Ai është personi i katërt që arrin në finale të një gare të madhe evropiane si lojtar dhe si trajner në këtë shekull, si Zinedine Zidane (finalja e UCL si lojtar në 2002, finalja e Champions League si trajner në 2016, 2017 dhe në 2018), Antonio Conte (si lojtar në finalen e Champions League në 2003, si trajner në finalen e Europa League në 2020) dhe Giovanni van Bronckhorst (si lojtar në finalen e UCL në 2006, si trajner në finalen e Europa League në 2022).

Florian Wirtz ka qenë i përfshirë në tetë gola në Europa League këtë sezon (katër gola, katër asistime), më shumë se çdo lojtar tjetër i Leverkusen-it. Klasa e vitit 2003 ka krijuar 28 mundësi shënimi, vetëm pesë lojtarë kanë bërë më mirë në një edicion të vetëm të turneut, i fundit është Amin Younes me Ajax në 2016-17 (30).

Gianluca Scamacca ka shënuar gjashtë gola në këtë edicion të Europa League. Vetëm dy lojtarë italianë kanë shënuar më shumë në një sezon të vetëm në turne: Giuseppe Rossi në 2010-11 me Villarreal (10) dhe Ciro Immobile në 2017-18 me Lazio (8).

Në moshën 66 vjeç e 117 ditë (në ditën e finales), Gian Piero Gasperini do të bëhet trajneri më i vjetër që bën debutimin e tij në një finale të një kompeticioni të madh evropian dhe më i moshuari ndonjëherë që nga Jupp Heynckes në finalen e Champions League 2013 (68 vjeç e 16 ditë).

Trajneri tjetër Xabi Alonso, me 42 vite e 179 ditë, do të jetë më i riu që do të marrë pjesë në një finale evropiane që nga Roberto di Matteo në finalen e Champions League 2012 (41 vjeç e 356 ditë), në atë rast kundër Heynckes.

Advertisement