Connect with us

Politike

Meta tregon për dëshminë në SPAK: Duan të spostojnë vëmendjen nga skandalet e Ramës

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në konferencën për gazetarët ka folur lidhur me paraqitjen e tij në Prokuroninë e Posaçme. Meta ka treguar disa nga pyetje që ai thoë se i bënë prokurorët e SPAK.

Ai tha se SPAK është një aleat i verbër i Edi Ramës, dhe shtoi se thirrja e tij nga kryeprokurori Altin Dumani ishte për të spostuar vëmendjen nga “skandalet e kryeministrit”.

MetaNuk ndaloj askënd të ketë besim te SPAK dhe të dashurohet me SPAK-un. SPAK është aleati më i verbër i Edi Ramës. Ata që si duhen Edi Ramës, i flak tutje. Altin Dumani më i binduri i Edi Ramës, provokator i lindur. Nuk merret me portin e Durrësit ai se është aferë e madhe.  Më pyeten a e njeh Alberto Aranccinin, se më ka bërë dhuratë palma. Më pyetën a ke dhënë ti leje për kompleksin e Lalzit? A e njeh ti Elenën, punonjësen e financave te LSI? A të ka dhënë ty Elena 5 mijë euro? Ke taku ti Palmerin? Të gjitha këto bëhen të spostojnë vëmendjen nga skandalet e Edi Ramës. Më pyetën zonja Kryemadhi k tërhequr në 2008 20 mijë euro, a keni biseduar ju për këtë?

Advertisement