Connect with us

Rajon

Trazira/ 35-vjeçari kërcënon se do të hedhë në erë Gjykatën: Më sillni ministrin

Një 35-vjeçar është arrestuar nga autoritete greke, pasi kërcënoi se do të hidhte në erë Gjykatën e Selanikut.  Sipas mediave greke, ende nuk dihet arsyeja se përse ai e bëri këtë, por theksohet se burri vuante nga problemet e shëndetit mendor. 35-vjeçari u ngjit në shkallët e gjykatës, ku u shpreh se do të hidhte në erë godidën dhe kërkonte të takonte ministrin.

“Do e hedh në erë, më sillni ministrin”, deklaroi ai.

Trazira në Selanik, 35-vjeçari kërcënon se do të

Trazira në Selanik, 35-vjeçari kërcënon se do të

Autoritetet greke kanë ndërhyrë menjëherë, por u hasën me rezistencë prej tij, i cili u përplas fizikisht me efektivët. Mësohet se 35-vjeçari është nga Irlanda dhe e flet shumë mirë gjuhën greke. Gjatë kontrollit në çantën e tij të shpinës, autoritetet greke gjetën mjetin shpërthyes, ku dhe e çaktivizuan.

Advertisement