Connect with us

Aktualitet

HARTA ku po kërkohet! I zhdukur prej 5 ditësh, ende asnjë shenjë nga Ardit Beshiri, i ati APEL: Ndihmë!

Sende metaike dhe një këpucë, këto janë të vetmet gjëra që janë gjetur nga kërkimet e Ushtrisë Shqiptare në zonën ku u zhduk i riu teksa punonte me fadromën e tij. Prej 3 majit, të afërmit e 29-vjeçarit Ardit Beshiri, banorët e zonës dhe Forcat e Ushtrisë kërkojnë në vendin e quajtur “Qafë Burrel”, por nuk ka asnjë shenjë nga i riu. Për ndihmë sot ka ardhur edhe Ushtria e Kosovës. Por sërish duket se nuk është mjaftueshëm. Babai i të riut të zhdukur, Nerim Beshiri ka dhënë sërish një prononcim për mediat dhe kërkon pajisje që dedektojnë trupin e njeriut, pasi deri më tani misioni për gjetjen e kufomës duket i pamundur.

“Nuk ka pajisje. Shteti të më ndihmojë, të kërkojë ndihmë nga fqinjët,”-thotë i ati i të zhdukurit mes lotësh dhe me shpresat e shuara se tashmë kur kanë kaluar 5 ditë mund ta gjejë të gjallë djalin e tij.

HARTA ku po kërkohet! I zhdukur prej 5 ditësh, ende  asnjë

Pamje nga kërkimet

Nga monitorimi i zonës nga ajri është ndërtuar një hartë e vendeve se ku mund të ketë përfunduar i riu bashkë me mjetin e tij. Nga pika 1 ku ndodhet fabrika dhe pak më poshtë pika 2, ku po punonte i riu pasditen e së shtunës janë mbi 7 kilometra deri në pikën 4, ku është pika fundore e mbetjeve, ku është gjetur edhe shasia e eskavatorit. Aktualisht forcat e kërkimit janë përqendruar në pikën 3, një hapësirë pyjore disa kilometra nga vendi ku Ardit Beshiri po punonte. Teksa gërrmonte, vërshimi i ujit dhe materiali rërë që ishte grumbulluar nga përpunimi i kromit e ka marrë para.

HARTA ku po kërkohet! I zhdukur prej 5 ditësh, ende  asnjë

Harta

Emergjencat Civile u mobiluan dhe sot në terren gjenden me dhjetëra forca të ushtrisë shqiptare dhe asaj të Kosovës. Leonard Qyra, drejtori i gatishmërisë së përgjigjes emergjente, pranë Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile tha se rasti është shumë i vështirë pasi po gërrmohet në një masiv të madh dherash dhe kromi, e jo në një terren normal.

“Kërkimet vazhdojnë por është e vështirë. Kemi futur dy mjete eskavatorë tek një zonë ku kemi dyshime se mund të gjendet. Kemi bërë skanim me pajisje në këtë zonë. Në pjesën tjetër vazhdojnë kërkimet me punëtorë, ushtarë, etj. Është tejet e vështirë për shkak të terrenit. Kemi forca në nivel qendror, e vendor. Kanë ardhur dhe FSK e Kosovës me dy qen dhe disa forca që po kërkojnë dhe ata. Forcat tona të Armatosura kanë një strukture për kërkim-shpëtimi në rast termeti që gjendet sot në terren por ky rast i veçantë humanitar dhe shumë i vështirë sepse nuk po gërmojmë nën rrënoja por në një masiv të madh dherash. Kemi kamerat termike dhe pajisjet metal-kërkuese por e kanë të vështirë ta identifikojnë trupin por mund të identifikojnë pjesë të eskavatorit dhe në bazë të këtij identifikimi shpresojnë ta gjejmë” Kemi përdorur, detektorë, kamera termike, sensor dhe pajisje të posaçme për kërkime të tilla, por duhet ta them se ky nuk është një rast normal kërkim-shtëpimi në rrënoja, por një rast specifik ku ka një masë të madhe dheu, kromi dhe uji,”- tha Leonard Qyra, drejtori i gatishmërisë së përgjigjes emergjente, pranë Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.

Ardit Beshiri punonte prej disa muajsh në fabrikën e përpunimit të kromit në Qafë Burrel, e cila shtrytëzohet nga një kompani kineze. Në pranga ka rënë drejtuesi teknik i punimeve, 44-vjeçari Ademir Lala për shkelje të rregullave të sigurimit teknik në punë.

Advertisement