Politike
GJKKO kthen në SPAK dosjen “SASPAC”, kërkon plotësimin e hetimeve ndaj ish-ministrit Beqaj
GJKKO nuk e ka kaluar për gjykim dosjen “SASPAC”, ku i pandehur është ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, Ermal Kurtulanit dhe të tjerëve të përfshirë.
Pas më shumë se një viti seancash paraprake, Gjykata i ka caktuar detyrat prokurorisë duke i lënë afat deri në 30 tetor, raporton Anila Hoxha.
Vendimi përfshin jo vetëm Ilir Beqajn, por edhe të gjithë të pandehurit e tjerë në këtë çështje.
Ilir Beqaj akuzohet për pesë vepra penale, “korrupsion pasiv”, “shkelje e barazisë në tenderë”, “falsifikim dokumentesh”, “mashtrim” në bashkëpunim dhe “mosdeklarim pasurie”.