Connect with us

Politike

Rama krenohet me prodhimet “Made in Albania”, publikon pamjet

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga prodhimi i parë i automjeteve ushtarake “Made in Albania”, të cilat sipas tij janë ndërtuar në përputhje me standardet e NATO-s.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama e ka cilësuar këtë një moment të rëndësishëm për industrinë shqiptare të mbrojtjes, duke theksuar se kompania TIMAK Defence synon të mbulojë nevojat e Forcave të Armatosura të Shqipërisë brenda një periudhe 30-mujore.

Sipas kryeministrit, kompania ka arritur gjithashtu marrëveshje me 30 vende për eksportin e këtyre automjeteve ushtarake, një zhvillim që, sipas tij, rrit rolin e Shqipërisë në industrinë ndërkombëtare të mbrojtjes.

“Me krenarinë e prodhimit të parë MADE IN ALBANIA të automjeteve ushtarake sipas standardeve të NATO-s… kompania TIMAK DEFENCE do të plotësojë të gjitha nevojat e ushtrisë shqiptare brenda 30 muajsh dhe ka lidhur marrëveshje me 30 vende për eksportin e tyre”, shkruan Rama.

Projekti vjen në një periudhë kur Shqipëria po synon rritjen e kapaciteteve të industrisë së mbrojtjes dhe forcimin e rolit të saj në kuadër të strukturave euroatlantike. Automjetet e para ushtarake shqiptare pritet të jenë pjesë e pajisjeve të Forcave të Armatosura pas përfundimit të fazave të testimit dhe certifikimit.

Advertisement