Connect with us

Politike

Berisha para dyerve të SPAK, përballje e radhës me drejtësinë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është paraqitur këtë të hënë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), në zbatim të masës së sigurisë të vendosur nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).

Paraqitja e ish-kryeministrit lidhet me dosjen e ish-kompleksit sportiv “Partizani”, për të cilën Berisha është marrë i pandehur dhe ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Sipas vendimit të gjykatës, kreu i demokratëve duhet të paraqitet periodikisht pranë SPAK, ndërsa hetimet për çështjen vijojnë nga Prokuroria e Posaçme.

Dosja “Partizani” është një nga çështjet më të debatuara politike dhe juridike të viteve të fundit, ndërsa Berisha ka mohuar akuzat ndaj tij, duke i cilësuar hetimet si të motivuara politikisht. SPAK vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të çështjes.

Advertisement