Connect with us

Aktualitet

Mbajti të kyçur në banesë të miturin dhe e ngacmoi seksualisht, në pranga 31 vjeçari

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia në Tiranë pasi dyshohet për veprat penale “Ngacmim seksual” dhe “Heqje e paligjshme e lirisë”.

Sipas hetimeve paraprake, shtetasi Julian Alla dyshohet se ka mbajtur në banesën e tij në rrugën “Bardhyl” një të mitur 13-vjeçar më 23 korrik.

Ngjarja është denoncuar nga familjarët e të miturit, të cilët kanë bërë kallëzim pranë autoriteteve policore. Gjatë deklarimeve të dhëna në prani të prindit dhe psikologut, i mituri ka pretenduar se është ngacmuar seksualisht nga 31-vjeçari.

Policia ka vijuar veprimet hetimore, ndërsa materialet i janë referuar organeve kompetente për procedurat e mëtejshme.

Advertisement