Connect with us

Kronike

Goditet me thike tre herë në fyt, i riu shqiptar viktimë e një sherri për një vajzë

Një 24-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pas një konflikti të dhunshëm në Vescovato, në provincën e Cremonës, në Itali.

Sipas mediave italiane, i riu, i identifikuar si N. Dalipaj, është goditur të paktën tri herë me thikë në zonën e fytit gjatë një sherri që dyshohet se nisi pas një debati në një lokal. Ai u transportua me urgjencë në spital, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve.

Për ngjarjen është ndaluar një 32-vjeçar italian, Mattia Miraglia, i cili mbeti gjithashtu i plagosur gjatë përleshjes dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin “Maggiore” të Cremonës.

Sipas hetimeve paraprake të karabinierëve, konflikti dyshohet të ketë nisur për motive banale, të lidhura me xhelozinë për një vajzë. Autoritetet italiane vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht dinamikën dhe rrethanat e ngjarjes.

Advertisement