Connect with us

Politike

“Jam me PD, por votova Rakip Sulin”/ Qytetari befason Ballën në Kamëz

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun Tiranë, Taulant Balla, së bashku me kryetarin e Bashkisë Kamëz, Rakip Suli, inspektuan një nga kantieret e investimeve publike në Kamëz, ku u njohën me ecurinë e punimeve dhe zhvilluan takime me banorët e zonës.

Gjatë bashkëbisedimit, një qytetar deklaroi se, megjithëse prej vitesh ka mbështetur Partinë Demokratike, në zgjedhjet e fundit kishte votuar për Rakip Sulin, duke vlerësuar investimet dhe punën e kryer në bashki.

Duke komentuar këtë deklaratë, Taulant Balla tha se qytetarët po gjykojnë gjithnjë e më shumë mbi bazën e rezultateve konkrete dhe jo të përkatësisë politike.

“Kur vjen fjala te puna, mbështetja shkon për ata që sjellin rezultate konkrete”, u shpreh Balla, duke shtuar se besimi i qytetarëve fitohet përmes angazhimit të vazhdueshëm dhe përmirësimit të shërbimeve për komunitetin.

Advertisement